LAJMI I FUNDIT:

Publikohet raporti i mediave online nga KSHMK, Telegrafi nuk përmendet në asnjë ankesë të miratuar për raportim

Publikohet raporti i mediave online nga KSHMK, Telegrafi nuk përmendet në asnjë ankesë të miratuar për raportim

Organizata ÇOHU! sot ka publikuar raportin mbi monitorimin e disa mediave online lidhur me shkeljet etike që ato kanë bërë gjatë raportimit të tyre të përditshëm. Ky është raporti i parë i këtij lloji në Kosovë dhe përfshin periudhën maj 2018 – prill 2019.

Monitorimi ka mbuluar tetë media online: Gazeta Express, Gazeta Zëri, Indeksonline, Insajderi, Telegrafi, Gazeta Blic, Kossev dhe portali Veriu. Këto mediume janë monitoruar çdo ditë, duke mbuluar artikujt e të gjitha fushave.


“Duke marrë parasysh se në përditshmëri shohim shkelje të ndryshme të etikës së gazetarisë, sidomos nga mediat online, synimi e këtij veprimi është të vetëdijesohen dhe të angazhohen qytetarët për të dërguar ankesa në Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) edhe në rastet kur ata nuk janë drejtpërdrejt të përfshirë apo të përmendur në raportimet e mediave”, thuhet në njoftimin e kësaj organizate.

Ndryshe, në raportin e kësaj organizate që ka monitoruar mediat për periudhën maj 2018 – prill 2019, KMShK nuk ka miratuar asnjë ankesë për Telegrafi.com

Po ashtu, KMSHK nuk ka miratuar asnjë shkelje të Kodit të mediave të shkruara nga Telegrafi. DIAGRAMI 3: Shkeljet e evidentuara dhe të dërguara në KMShK nga Kapitulli i II i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës.

Në raport thuhet se në përgjithësi në bazë të të dhënave që janë nxjerrë nga monitorimi i shkrimeve për periudhën në fjalë, rezulton se në KMShK janë dërguar 92 ankesa, ndërkaq janë miratuar 41 prej tyre.

Prej se ka filluar dërgimi i ankesave ndaj këtyre mediave për dyshime se kanë shkelur Kodin e Mediave të Shkruara të Kosovës, me kohë është vërejtur kujdes më i madh në raportim nga ato media.

Ky raport pasqyron të gjitha shkeljet për secilin kapitull nga secili medium i monitoruar.

Të dhënat tregojnë se, më së shumti janë evidentuar shkelje të kapitullit që ka të bëjë me raportimin e së vërtetës. Duke u nisur nga supozimi i studentëve të angazhuar se është shkelur ky kapitull, Këshillit të Mediave të Shkruara i janë dërguar 47 ankesa, prej të cilave janë miratuar 19 sosh.

Monitorimi i portaleve të lartcekura po vazhdon dhe do to përfundojë në prill të vitit 2020, kur do të hartohet edhe raporti përfundimtar.

Për më shumë lexoni raportin këtu:

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori