LAJMI I FUNDIT:

Publikohet pasuria që Ljubomir Joveski ka paraqitur në Komisionin për Antikorrupsion

Prokurori i ri publik, Ljubomir Joveski, deri tek Komisioni për Antikorrupsion ka paraqitur se posedon banesë në Shkup prej 51 metrave katrorë në vlerë prej 38 mijë eurove, nërsa në bankë posedon 7 mijë euro dhe kartelë kreditore me -150 mijë denarë.

Joveski ka paraqitur se posedon makinë “Renault Megan” dhe një makinë “Yugo” të vjetër 20 vjeçare, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ndryshe, Joveski është edhe anëtar aktual në Këshillin për Prokuror Publik. Ai është diplomuar në vitin 1978 me notë mesatare 6.42. Ai ka 15 vjet përvojë si gjykatës dhe 12 vite përvojë si prokuror publik.

Si zv.prokuror publik Joveski është zgjedhur në vitin 2003, ndërsa prej vitit 2009 është zgjedhur prokuror pa kufizim të mandatit. Katër vite ka qenë kryetar gjykate, si dhe kryetar i Bordit Drejtues të Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve Publik./Telegrafi/