LAJMI I FUNDIT:

Publikohet një videoje ngacmuese e minifurgonit të Volvo-s, EM90

Publikohet një videoje ngacmuese e minifurgonit të Volvo-s, EM90

Volvo po përgatitet të lansojë minifurgonin e tij të parë të quajtur EM90, të cilin kompania e përshkruan si një “dhomë ndenjeje skandinave në lëvizje”.

Porositë për këtë minifurgon do të hapen më 12 nëntor, sipas Motor1, transmeton Telegrafi.


Më shumë detaje ngacmuese janë publikuar nga tani deri në datën e debutimit dhe vrojtimi i parë ofron një pamje ajrore të EM90, sipas një videoje.

Është e vështirë të mos vëresh çatinë e diellit panoramike për pasagjerët e automjetit.

MPV-ja e parë e Volvo-s (Automjet për Shumë Qëllime) duket të jetë mjaft e madhe për të akomoduar tre rreshta sediljesh.

Përveç se do të jetë plotësisht elektrike, detajet e tjera të minifurgonit të Volvo-s mbeten ende një mister. /Telegrafi/