LAJMI I FUNDIT:

Publikohet libri i ri ”1000 vite kujtime për Ohrin” (Foto)

Publikohet libri i ri ”1000 vite kujtime për Ohrin” (Foto)

Këto ditë është publikuar libri i parë për qytetetin e Ohrit që përmban histori dhe të kaluarën e Ohrit për 1000 vitet e kaluara, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë libër janë përfshirë momentet më të rëndësishme për Ohrin duke filluar nga rregullimi i rrugëve mes lagjeve me kalldërma, ndërtimi dhe historia e manastirit ”Shën Naum” që do të shërbejnë si udhëzues për turistët që nga viti i ardhshëm do të vizitojnë Ohrin.


”Ky libër duhet të shtypet me mijëra kopje, duhet të jetë në të gjithë gjuhët e botës dhe këtë libër duhet ta ketë në xhep çdo turist i cili do që të shoh Ohrin. Agjencionet turistike gjithashtu duhet që ta ofroj këtë libër të gjithë klientëve të tyre nëpër botë” thotë Goce Angeliçin-Zhura, historian./Telegrafi/

Libri Ohër