LAJMI I FUNDIT:

Publikohet imazhi që tregon teleskopin hapësinor “James Webb”, 1.5 milion kilometra nga Toka – i rrethuar nga yje

Publikohet imazhi që tregon teleskopin hapësinor “James Webb”, 1.5 milion kilometra nga Toka – i rrethuar nga yje

Një astronom ka kapur një imazh të teleskopit hapësinor “James Webb” pasi arriti në destinacionin e tij pothuajse 1.5 milion kilometra larg nga Toka.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Webb ndodhet aktualisht në atë që njihet si L2, pasi ka mbërritur atje të hënën.


Ky ka qenë destinacioni i anijes kozmike që kur u nis nga Toka më 25 dhjetor të vitit të kaluar dhe tani do të qëndrojë atje.

Në mënyrë të veçantë, Webb është vendosur në një orbitë rreth pikës L2.

Teleskopi hapësinor tani do të fillojë të përgatitet për vëzhgimet e tij të para.

Dhe fotografia e mëposhtme e Webb-it në pikën L2 është kapur nga Gianluca Masi në Projektin Virtual Telescope në Itali.

Mund të jetë e vështirë të dallosh anijen kozmike mes sfondit të yjeve, por ajo mund të shihet si një pikë e vogël e bardhë në qendër të imazhit, e treguar nga një shigjetë.

Të hënën, NASA tha se Webb kishte mbërritur në destinacionin e saj.

Inxhinierët tani do ta përgatisin Webb-in për operacionet e tij të para, duke vendosur me kujdes optikën e teleskopit me shumë saktësi. Procesi do të zgjasë rreth tre muaj.

Webb është përmendur si pasardhësi i teleskopit të famshëm hapësinor Hubble, i cili ka marrë disa nga imazhet më të rëndësishme hapësinore në histori.

Teleskopi i ri do të funksionojë duke shikuar universin në dritën infra të kuqe, e cila do ta lejojë atë të shikojë thellë në hapësirë dhe kështu prapa në kohë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Kalo në kategori