LAJMI I FUNDIT:

Publikohet harta e pasurisë në Evropë (Foto)

Publikohet harta e pasurisë në Evropë (Foto)

Hartografi Jakub Marian, ka botuar në faqen e tij të internetit një hartë që tregon shpërndarjen e pasurisë në shtetet evropiane.

Të dhënat e paraqitura në hartë janë të bazuara në analizën e firmës shumëkombëshe financiare Credit Suisse, që mat pasurinë duke mbledhur vlerën e aseteve financiare (p.sh. depozitat në bankë) dhe asetet tjera jofinanciare (p.sh. patundshmëritë), duke e zbritur vlerën e borxheve (nëse asetet janë më pak se borxhi, pasuria mund të jetë negative).


Parashikimi për vitin 2050: Shumë fuqi ekonomike do të bien, “lojtarë të dobët” të së sotmes do ta dominojnë nesër botën
Lexo po ashtu Parashikimi për vitin 2050: Shumë fuqi ekonomike do të bien, “lojtarë të dobët” të së sotmes do ta dominojnë nesër botën

Harta e publikuar e Evropës tregon vlerën mesatare të asaj pasurie për një person të rritur në shtet të caktuar, të shprehur në dollarë amerikanë. Harta është publikuar në portalin jakubmarian.com, transmeton Telegrafi.

Të dhënat nuk janë të plota për disa vende të Evropës. Për disa vende është përdorur llogaria e bazuar në bilancet e amvisërive që shënojnë se çka ka një shtëpi në ditë të caktuar, se sa ka borxh, e për disa shtete përdoren të dhënat e bazuara veç te pasuria financiare.

23 shtetet më të fuqishme në botë (Foto)
Lexo po ashtu 23 shtetet më të fuqishme në botë (Foto)

Sipas hartës, Sllovenia është vendi më i pasur i ish-Jugosllavisë, i pasuar nga Kroacia. Sipas të asaj që shihet në hartë, Sllovenia është 2.3 herë më e pasur se Kroacia e pesë herë më e pasur se Shqipëria. Në fakt, për Shqipërinë, Serbinë, Maqedoninë, Malin e Zi autori me asterisk (yll fusnote) tregon se të dhënat nuk i ka shumë të sakta. Ndërsa, për Kosovën ato mungojnë fare.

Shteti me pasurinë më të madhe është Islanda që ka 445 mijë dollarë për një banor të rritur. Dy shtetet tjera më të pasura janë Zvicra e Luksemburgu, të pasuara nga Norvegjia, Franca e Britania më e Madhe.

Mësoni se cili shtet do të jetë më i fuqishmi në vitin 2030
Lexo po ashtu Mësoni se cili shtet do të jetë më i fuqishmi në vitin 2030

Shtetet më të varfra në Evropë dalin të jenë Ukraina dhe Bjellorusia, ku pasuria mesatare për një të rritur është 100 dhe 900 dollarë.

Për krahasim me ekonomitë e shteteve tjera, indeksi (pra mesatarja në 1,000 dollarë), është: Japonia – 124; SHBA-të – 56; Kina – 6.7; Brazili – 4.5 dhe India – 1.3.

Për detajet tjera përkitazi me Evropën, shikojeni hartën e postuar më poshtë. /Telegrafi/