Publikohet dueti i shumë pritur i çiftit Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi, dyshja sjellin këngën e re "Vetëm ti" (Video)

Ata u shndërruan në dy prej personazheve më mediatikë muaj më parë, teksa u përfolën për një lidhje.
Dyshja nuk kanë dal ende me një komunikatë rreth romancës së tyre, mirëpo rrethanat janë të qartë, dhe ajo çfarë po shihet nuk do shumë komentim.

Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi, që janë tashmë një ndër çiftet më të reja në estradë, kanë sjellë së fundmi këngën e tyre më të re me titull "Vetëm ti".
Ka ditë që çifti paralajmëruan bashkëpunimin e tyre të ri, gjersa dita e së shtunës ka qenë data e rezervuar për publikimin e tij.
Kënga është publikuar nga vet Genci, ndërsa teksti është shkruar bashkarisht nga të dy.
Dyshja vijnë mjaft të freskët dhe të bashkuar edhe në klip, realizimi i të cilit i është besuar produksionit Black Fish Entertainment. /Telegrafi/




























































