LAJMI I FUNDIT:

Publikohen pamjet e para të Santiago Bernabeut të ri: I mbushur me ulëse dhe i formësuar

Publikohen pamjet e para të Santiago Bernabeut të ri: I mbushur me ulëse dhe i formësuar

Santiago Bernabeu i ri ka filluar të marrë një pamje të bukur, derisa punimet po zhvillohen në normalitet.

Punimet ishin ndërprerë shkaku i shpërthimit të coronavirusit, derisa kanë filluar të publikohen pamjet e para.


Diario AS ka qenë nga afër duke i përcjellë punimet që po bëhen në stadiumin e Real Madridit, derisa kanë filluar të vendosen ulëset.

Ulëse më të gjera, më të rehatshme do të vendosen ashtu siç duhet rreth pjesës së poshtme të stadiumit – ulëse të cilat do të jenë 80 centimetra të gjera, 10 centimetra më të gjera se ato të vjetra.

E vetmja gjë që nuk do të ndryshojë do të jetë ngjyra, vendet e reja do të jenë blu të ndritshme ashtu si ato të vjetrat.

Nga ana e jashtme, T4 e famshme (zona që strehonte zyrat e klubit dhe dhoma me 13 Kupat Evropiane), është afër të shkatërrohet – do të rindërtohet në një pjesë të re të Bernabeut.

Kullat që do të pozicionojnë çatinë e tërhequr janë gjithashtu tani në vend dhe me këtë intensitet të punimeve, Los Blancos shumë shpejtë do të futen në folenë e tyre të re. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga

"Shpresoj të turpërohen në finale", Sneijder i uron më të keqen Man Unitedit shkaku i veprimeve të një lojtarit

Premier League
Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Romak Zeqiri
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Premier League
Kalo në kategori