LAJMI I FUNDIT:

Publikohen çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni

Publikohen çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator për Energjetik të Maqedonisë së Veriut ka miratuar Vendim me të cilin çmimet me pakicë të derivateve të naftës ulen mesatarisht për 0,38% në krahasim me vendimin e datës 12.6.2023, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 do të ulen për 1.00 den/litër, ndërsa çmimi i EURODIESEL (D-E V) nuk ndryshon.


Nga data 20 qershor 2023, nga ora 00:01, derivatet e naftës do të shiten me këto çmime:

EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 80,50 (dena/litër)
EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 82,50 (denar/litër)
EURODIESEL BS (D-E V) do të shitet për 70,50 (denarë/litër)
Vaji Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 68.50 (dena/litër)
Mazuti M-1 NS do të shitet për 41,029  denarë ./Telegrafi/