Numri i amerikanëve që e mbështesin Presidentin Donald Trump, ra me 3 pikë përqindje duke shkuar në nivelin më të ulët të vitit, pas publikimit të një raporti të posaçëm që detajon ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e fundit presidenciale në Shtetet e Bashkuara.
Sondazhi, i kryer të enjten pasdite deri në mëngjesin e së premtes, është sondazhi i parë kombëtar për të matur përgjigjen nga publiku amerikan, pasi Departamenti Amerikan i Drejtësisë lëshoi raportin 448 faqe të Robert Mueller, avokatit special, që tregonte raste të shumta në të cilat Trump mund të kishte ndërhyrë në hetim.
Sipas sondazhit, 37 përqind e të rriturve në Shtetet e Bashkuara miratuan performancën e Trump në detyrë, duke u ulur nga 40 përqind në një anketë të ngjashme të kryer më 15 prill dhe që përputhej me nivelin më të ulët të vitit.
Kjo shifër është gjithashtu më poshtë nga 43 për qind në një sondazh të kryer pak pasi Prokurori i Përgjithshëm i SHBA William Barr foli për një përmbledhje të raportit në mars.
Në raportin e tij, Mueller tha se hetimi i tij nuk tregoi se fushata e Trump ishte koordinuar me rusët. Megjithatë, hetuesit gjetën “akte të shumta nga Presidenti që ishin në gjendje të ushtronin ndikim të padrejtë mbi hetimet për zbatimin e ligjit”.
Ndërsa Mueller përfundimisht vendosi të mos e ngarkonte Trumpin me një krim, ai gjithashtu tha se hetimi nuk e përjashtoi as presidentin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Hakmarrja” e Izraelit ndaj Iranit – të gjitha zhvillimet, minutë pas minute
Ministri ekstremist izraelit e përshkruan me një fjalë sulmin e Izraelit ndaj Iranit
Izraeli sulmon Iranin me raketa
Pamjet e para nga sulmi izraelit drejt Iranit
'Për herë të parë' Ukraina rrëzon një aeroplan bombardues strategjik rus
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi