LAJMI I FUNDIT:

PTHP Shkup është duke vepruar sipas kallëzimeve penale kundër Boki-13, theksoi Joveski

PTHP Shkup është duke vepruar sipas kallëzimeve penale kundër Boki-13, theksoi Joveski

Bojan Jovanovskit (Boki 13) në disa raste i është mundësuar në proçesverbal në Prokurorinë Themelore Publike t’i ekspozojë akuzat për disa persona, të ngritë kallëzime penale, thotë prokurori shtetëror Lubomir Joveski, lidhur me letrën e Boki-13 e cila përmban një sërë akuzash dhe sulmesh për fshehje të provave.

“Pas këtyre kallëzimeve penale, Prokuroria është duke vepruar dhe mesa jam i informuar procedura është në përfundim dhe pres që në një të ardhme të afërt Prokuroria të marrë vendim lidhur me këto pretendime”, thotë Joveski.


Ai tha se Jovanovski ka pasur disa mundësi për t’i vënë në dukje ato lëndime apo ato paligjshmëri apo kryerjen e krimeve nga persona të caktuar. Para së gjithash, siç theksoi Joveski, një gjë të tillë ka mundur ta bëjë gjatë hetimit kundër tij, ndërsa nëse nuk kishte besim në hetim, mund ta theksonte në seancën kryesore ku kanë qenë të pranishëm mediat dhe të gjitha ato gjëra mund t’ia komunikonte opinionit.

“Bojan Jovanovski më pas kërkoi që në procesverbal të japë kallëzim penal në pjesën e njohurive, pretendimeve dhe provave që ai pretendon se i ka. Gjithashtu kam caktuar prokuror publik në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar, i cili në bazë të pëlqimit të dhënë nga gjyqtari i procedurës paraprake e ka vizituar në paraburgim me qëllim që t’i marrë procesverbal për të marrë pretendimet për kallëzim penal. Bojan Jovanovski e refuzoi atë bashkëpunim dhe pas një kohe në disa raste, mendoj se në tri raste i është mundësuar me procesverbal në Prokurorinë Themelore Publike Shkup t’i ekspozojë, të bëjë kallëzime penale, tha prokurori publik i shtetit, Joveski.