LAJMI I FUNDIT:

PSP: Do të merren dokumentacione shtesë nga Regjistri Qendror

PSP: Do të merren dokumentacione shtesë nga Regjistri Qendror

Prokuroria Speciale Publike (PSP) e Maqedonisë ka konfirmuar marrje dokumentacionesh mbrëmë në Regjistrin Qendror, pas sigurimit paraprak të urdhërit nga gjyqtari, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas PSP-së, urdhëri i gjykatës është kërkuar pas kalimit të afatit 30 ditor, kur Regjistri Qendror duhej të bashkëpunonte me PSP-në, por që vetëm ofroi një përgjigje, gjoja se kërkesa është e paqartë, edhe pse në disa raste ka patur komunikim telefonik me prokurorët publik dhe hetuesit, në drejtim të sqarimit të kërkesës së PSP-së.


PSP-ja njofton se do të merren dokumentacione shtesë nga Regjistri Qendror, duke theksuar se tash është vendosur bashkëpunim i rregullt me Regjistrin Qendror./Telegrafi/

Gjithashtu lexo: PSP i ka konfiskuar dokumentet e duhura nga Regjistri Qendror