LAJMI I FUNDIT:

PSP në shtator do të deklarohet për rastin “Spiuni”

PSP në shtator do të deklarohet për rastin “Spiuni”

Prokuroria speciale më një shtator do të deklarojë se çfarë vendimi ka marrë lidhur me ankesat e palës mbrojtëse në lëndën “Spiuni” dhe nëse ata do të pranohen si të baza, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Prokuroria ka kërkuar nga gjykata kohë shtesë pasi lënda është voluminoze.


Me kërkesë të ekipit të Katica Janeva, sot është anuluar seanca publike në procedurë ankimore para Gjykatës së Apelit. Pasi lënda ka kaluar në kompetencë të Gjykatës speciale, të akuzuarit shpresojnë se do ta dëshmojnë pafajësinë e tyre, por edhe se do të dëshmojnë që në procedurën e zhvilluar ndaj tyre ka pasur shkelje elementare të së drejtës.

Përndryshe në lëndën “Spiuni” në procedurë të shkallës së parë u dënuan të gjithë 19 të akuzuarit. Dënim më të lartë me burg mori i dyshuari i parë Marjan Efremov ndërsa në mesin e të dënuarve për bashkëpunim me shërbime të huaja sekrete janë edhe ish gjenerali i njësitit “Luanët”, Goran Stojkov, ish drejtori i Drejtorisë për pengimin e larjes së parave, Vane Cvetanov dhe ish funksionari i lartë në DSK, Aleksandar Dinevski./Telegrafi/