LAJMI I FUNDIT:

PSP-ja promovoi adresën elektronike për paraqitjen e parregullsive zgjedhore

PSP-ja promovoi adresën elektronike për paraqitjen e parregullsive zgjedhore

Komisioni i përkohshëm për përcjelljen e parregullsive zgjedhore pranë PSP-së mbajti mbledhje konsultative me organizatat qytetare të cilat kanë aktivitete që lidhen me zgjedhjet, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në këtë mbledhje, Komisioni promovoi adresën elektronike në të cilën qytetarët dhe organizatat qytetare mund të paraqesin çdo dyshim për kryerje të veprave penale që lidhen me zgjedhjet.


Tashmë adresa izbori@jorm.gov.mk është funksionale dhe çdo informacion do të përcillet menjëherë te Komisioni, që gjithashtu do t’i përcjell informacionet në mediume për ndonjë parregullsi zgjedhore.

PSP-ja e vlerëson mjaft të rëndësishëm bashkëpunimin me organizata qytetare, jo vetëm gjatë procesit zgjedhor, por edhe gjatë periudhës parazgjedhore, si edhe procedurave të përditshme./Telegrafi/