LAJMI I FUNDIT:

PSG do të largohet nga “Parc des Princes” pas 50 vitesh

PSG do të largohet nga “Parc des Princes” pas 50 vitesh

Presidenti i kampionit francez të Paris SG, Nasser Al-Khelaifi, ka njoftuar se klubi do të largohet nga “Parc des Princes”, ku ka luajtur ndeshjet e tij në shtëpi që nga viti 1974.

Kjo pasi qyteti i Parisit që e zotëron stadiumin refuzoi të shesë pronën e tyre.


“Ne kemi vite që përpiqemi të blejmë stadiumin, por nga qyteti na thonë se nuk është në shitje. Ne humbëm shumë kohë në këtë histori dhe tani ka mbaruar për ne, duam të largohemi nga Parku i Princave”, ka thënë Al-Khelaifi.

Kryetarja e bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo, tha vitin e kaluar se ajo nuk donte të shiste stadiumin dhe në fillim të kësaj jave, asambleja e qytetit konfirmoi këtë pozicion.

“Shitja e stadiumit nuk është e pranueshme sepse është një vendim pas të cilit nuk ka kthim prapa. Ne nuk duam të shesim trashëgiminë parisiene,” shpjegoi nënkryetari i bashkisë së Parisit, përgjegjës për sportin, Pierre Rabadan.

Këto janë 20 ekipet me përfitimet më të mëdha për sezonin 2023/24 – asnjë italianë në mesin e dhjetë më të mirëve
Lexo po ashtu Këto janë 20 ekipet me përfitimet më të mëdha për sezonin 2023/24 – asnjë italianë në mesin e dhjetë më të mirëve

Pra vendimin për të mos shitur stadiumi është marr dhe tani PSG duket se do të ndërtojë një të ri në pronësi të tyre. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori