LAJMI I FUNDIT:

PSG-së i kërkohet që ta ‘kalb’ Mbappen në bankën rezervë gjatë gjithë sezonit

PSG-së i kërkohet që ta ‘kalb’ Mbappen në bankën rezervë gjatë gjithë sezonit

Ylli i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe është i vendosur që të mos largohet nga klubi këtë verë, por drejtuesit e klubit duan ose rinovim ose largim.

Mbappe ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij dhe është i interesuar vetëm ta përmbush këtë kontratë para largimit nga Parc des Princes.


Duke pasur parasysh se PSG ra dakord me këto kushte një vit më parë, Mbappe nuk beson se qëndrimi i tyre për ta shitur atë këtë verë është i justifikuar.

Mbappe refuzon ofertën e fundit nga PSG - ka një arsye shumë të mirë për këtë
Lexo po ashtu Mbappe refuzon ofertën e fundit nga PSG - ka një arsye shumë të mirë për këtë

Sipas mediumit francez RMC, Mbappe do të qëndrojë në PSG pa asnjë dyshim, pasi dëshiron të largohet si lojtar i lirë në verën e ardhshme.

Më pas ai ka të ngjarë të nënshkruajë për Real Madridin, i cili është klubi që ai gjithmonë ka ëndërruar të përfaqësojë.

Megjithatë, gazetari i RMC, Daniel Riolo, ka këshilluar klubin francez se di të veproj në këtë situatë.

Paris Saint-Germain i gatshëm të heqë pengesat, Mbappe i qëndron planit
Lexo po ashtu Paris Saint-Germain i gatshëm të heqë pengesat, Mbappe i qëndron planit

“Si erdhëm në këtë situatë kontraktuale? Cila është rruga për të dalë? Nuk ka asnjë”, ka thënë fillimisht Riolo.

“E vetmja mënyrë për PSG-në është të luajë ashpër dhe t’i thotë Mbappes se, nëse ai nuk rinovon, do të qëndrojë në stol gjatë gjithë sezonit”, përfundoi gazetari. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Boks
Kalo në kategori