LAJMI I FUNDIT:

PSG përfshinë Messin në planet për sezonin e ardhshëm, synohen edhe një mesfushor dhe një mbrojtës i djathtë

PSG përfshinë Messin në planet për sezonin e ardhshëm, synohen edhe një mesfushor dhe një mbrojtës i djathtë

Paris Saint-Germain tashmë është duke menduar për afatin kalimtar të verës dhe janë të vendosur të sjellin yllin e Barcelonës, Lionel Messi, i cili do të bëhet lojtar i lirë më 30 qershor.

Gjigandët francezë u eliminuan nga Liga e Kampionëve nga Manchester City në mesjavë dhe, edhe pse qëllimi i tyre do të jetë tani të mbyllin sezonin duke fituar titullin Ligue 1 dhe Kupën e Francës, ata duan të kthehen në fazat finale të garës kryesore evropiane të klubeve në sezonin e ardhshëm.

Si i tillë, mediumi Le Parisien raporton se PSG është përqendruar në përmirësimin e skuadrës në tre fusha: ata duan një super yll të klasit botëror, një mesfushor dhe një mbrojtës të djathtë.


Sa janë shanset që Messi të qëndrojë te Barcelona apo të kalojë te PSG?
Lexo po ashtu Sa janë shanset që Messi të qëndrojë te Barcelona apo të kalojë te PSG?

Ata duan që Messi të jetë transferimi i super yllit të klasit botëror, me Le Parisien që pretendon se PSG janë të sigurt se ata mund të sjellin gjashtë herë fituesin e Topit të Artë dhe ta bashkojnë atë me Neymarin dhe Kylian Mbappen.

Sidoqoftë, përveç bindjes së Messit për t’u bashkuar me projektin në Parc des Princes, ata do të duhet të përpiqen që Mbappe të nënshkruaj kontratën e re, ashtu si dhe Neymar ta zgjasë qëndrimin.

Nëse Messi vendos të qëndrojë te Barcelona ose të shkojë diku tjetër, PSG do ta kthente vëmendjen e tij drejt sulmuesit të Liverpoolit, Mohamed Salah.

Ekzistojnë dy opsione për mesfushën për ekipin e Mauricio Pochettino: Georginio Wijnaldum i Liverpool, i cili është 30 vjeç dhe do të bëhet një lojtar i lirë më 30 qershor, dhe talenti i Rennes, Eduardo Camavinga, i cili është vetëm 18 vjeç.

Për mbrojtësin e djathtë, sipas Le Parisien, njeriu i zgjedhur është Serge Aurier i Tottenham Hotspur, i cili do të rikthej në Parc des Princes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Ndërkombëtare
Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Premier League
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Gaboi rëndë në Klinë, gjyqtari Mervan Bejtullahu kërkon falje publike

Gaboi rëndë në Klinë, gjyqtari Mervan Bejtullahu kërkon falje publike

Superliga
Kalo në kategori