Paris Saint-Germain raportohet se ka shfaqur interes për një yll të Chelseat përpara ndeshjes së parë të 1/8-tës së Ligës së Kampionëve midis këtyre dy skuadrave.

Sot (e mërkurë), Chelsea e Liam Rosenior do të përballet me kampionët aktualë të Europës, PSG, në ‘Parc des Princes’, një sfidë që konsiderohet më e vështira për trajnerin anglez që nga marrja e detyrës më 6 janar.


Rosenior ka pësuar humbje vetëm ndaj Arsenalit, tre here, që nga marrja e rolit, ndërkohë që ka udhëhequr Chelsean drejt fitoreve mbresëlënëse kundër Aston Villas dhe Napolit.

Megjithatë, përballja me një nga skuadrat më të forta në Europë do të përbëjë një provë krejt të ndryshme për skuadrën e Roseniorit.

Lojtarët dhe stafi teknik i klubit francez do të jenë të përqendruar maksimalisht te ndeshja, por raportet sugjerojnë se hierarkia e PSG-së po vëzhgon gjithashtu një yll të Chelseat, të cilin mund të synojnë në afatin kalimtar gjatë verës.

Sipas mediumit francez L’Equipe, PSG e konsideron mesfushorin Enzo Fernandez, si një lojtar me aftësi teknike, eksperiencë dhe talent për të shkëlqyer në Paris, duke qenë në kontakt me lojtarin dhe përfaqësuesit e tij, pavarësisht se argjentinasi është i kontraktuar me Chelsea deri në vitin 2032.

Fernandez, 25 vjeç, u transferua te Chelsea nga klubi portugez Benfica për një shumë që në atë kohë ishte rekordi britanik 123 milionë euro në shkurt 2023 dhe që nga ajo kohë ka zhvilluar 157 ndeshje për klubin, duke kontribuar me 27 gola dhe 28 asistime.

25-vjeçari raportohet të jetë lojtar i tretë më i paguar i Chelseat me 207,000 mijë euro në javë, çka do ta bënte gjithashtu lojtarin e nëntë më të paguar të PSG-së nëse do t’i bashkohej klubit francez.

Vlera e Fernandez mund të tejkalojë dukshëm shumën që Chelsea pagoi për të, megjithatë mbetet e paqartë nëse PSG do të ishte gati të paguante një çmim kaq të lartë.

Nëse do të transferohej, mesfushori argjentinas do të konkuronte me Joao Neves, Fabian Ruiz dhe Vitinha për një vend titullari në ekipin e Luis Enrique./Telegrafi/

telegrafi sport app