Pse varianti Delta përhapet shumë më shpejt sesa llojet e tjerë të coronavirusit?
Në shumë vende të botës, ka një rritje alarmante me rastet e coronavirusit dhe ekspertët thonë se një faktor kryesor për këtë valë të fundit është varianti Delta
Varianti po përhapet rreth 55% më shpejt sesa lloji alfa, i cili u identifikua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar në fund të vitit të kaluar, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Ekspertët thonë se “ky version përhapet rreth 50% më shpejt se versioni që filloi të infektojë në fillim njerëzit, në fund të vitit 2019”.
“Ne duhet ta mendojnë variantin Delta si një version Covid-i me steroide”, tha për CNN, Andy Slavitt, ish-këshilltar i stafit mjekësor të Joe Biden, shkruan CNN.
Si po përhapet virusi kaq shpejt?
Një studim sugjeron se varianti Delta mund të transmetohet më shpejt se variantet e mëparshme sepse bën më shumë kopje të vetvetes brenda trupave tanë me një shpejtësi më të madhe.
Kur shkencëtarët në Kinë krahasuan dhjetëra raste të deltës me lloje të tjera që nga fillimi i pandemisë, ata zbuluan se pacientët me variant Delta kishin ngarkesa virale që ishin 1,260 herë më të larta.
Mjekët, ndërkohë, bëjnë thirrje që “njerëzit të vaksinohen sa më shpejt”, sepse “kjo është mënyra e vetme, më efektive për të dalë nga kjo pandemi”.
Çfarë duhet të dini tjetër për variantin?
▪ U identifikua për herë të parë në Indi.
▪ U bë shumë shpejt varianti dominant, duke mbingarkuar sistemin e kujdesit shëndetësor të vendit atje.
▪ Shumë shpejt u identifikua në Mbretërinë e Bashkuar.
“Ky është versioni më ngjitës i virusit që kemi parë gjatë gjithë pandemisë”, tha Ashish Jha, dekani i Shkollës së Shëndetit Publik të universitetit Broën.
▪ Tani, është përhapur në gjithë SHBA-në dhe përbën 83% të rasteve atje.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë