LAJMI I FUNDIT:

Pse uji duhet të pihet vazhdimisht dhe të mos prisni të jeni të etur

Pse uji duhet të pihet vazhdimisht dhe të mos prisni të jeni të etur

Mungesa e ujit është e dukshme menjëherë në lëkurë, sepse lëkura bëhet e thatë, e lodhur, gri dhe rraskapitur…

Uji përmban pothuajse 65% të trupit tonë dhe është përgjegjës për një numër funksionesh jetësore – nga ruajtja e niveleve të gjakut në trup dhe termorregullimi deri te nxjerrja më i shpejtë i helmeve nga trupi dhe elasticiteti i lëkurës, shkruan Cosmopolitan, përcjell Telegrafi.


Një sasi e mjaftueshme e ujit në organizëm është një garanci e lëkurës me shkëlqim, elastike dhe të butë dhe, për më tepër – pa rrudha!

Kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme të pini sasi të mjaftueshme të ujit, të paktën 8 gota në ditë, ose 2 litra.

Por ajo që pak njerëz e dinë, (ose e injorojnë faktin e njohur) është që uji duhet të pihet rregullisht gjatë ditës, sepse në momentin kur etja shfaqet, kjo është tashmë një shenjë që ka pasur dehidrim të qelizave në trup!

Dhe dëmtimi i shkaktuar nga dehidrimi vështirë se mund të rregullohet!

Ky çrregullim e prish balancin e nivelit të kripës dhe sheqerit në gjak, gjë që ndikon në funksionet tjera të trupit.

Trajtimi i dehidrimit është i rëndësishëm pasiqë dehidrimi i madh mund të ketë pasoja që rrezikojnë jetën e personit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Arsyet e mundshme pse ju plasariten buzët dhe si t’ia bëni që të mos ju ndodhë më!

Shëndetësi
Kalo në kategori