Pse u bë virale fotografia e vjetër e Diego Simeones me një bashkëlojtar të tij pas ndeshjes Real Madrid-Napoli?

Shumë pyetën se pse një fotografi e vjetër e Diego Simeone me Argjentinën është papritmas virale pas ndeshjes Real Madrid - Napoli?
Kjo pasi në rreshtin lartë, ku është është Javier Zanetti, është edhe Pablo Paz, një qendërmbrojtës që nuk është shumë emër i njohur. Ai arriti të kishte rreth 20 ndeshje për Argjentinën midis viteve 1996 dhe 1998.
Në rreshtin e poshtëm, është Diego Simeone - nuk është i huaj për këdo që ndjek futbollin, pasi si futbollist bëri karrierë të mirë, ndërsa tash e sa vjet është në mesin e trajnerëve më të mirë.
Siç mund ta keni marrë me mend tashmë, janë djemtë e tyre ata që u vunë në qendër të vëmendjes të mërkurën, pasi luajtën përballë njëri-tjetërit dhe madje të dy shënuan gola.
Giovanni Simeone ishte ai që hapi rezultatin për Napolin që në 9 minuta të lojës duke tundur rrjetën e Los Blancos.
Ndërkohë, 19-vjeçari Nico Paz shënoi golin e tij të parë për skuadrën e Real Madridit atë natë, që doli të jetë goli i fitores (4-2).
Ky rast i rëndësishëm shënon paraqitjen e tij të katërt për Los Blancos këtë sezon dhe vërteton se trashëgimia në futboll ende jeton. /Telegrafi/









































