LAJMI I FUNDIT:

Pse shteti duhet t’i përkrah sipërmarrësit e rinj?

Pse shteti duhet t’i përkrah sipërmarrësit e rinj?

Driton S. Bejtullahu

Bazuar në disa hulumtime për fuqizimin e resurseve njerëzore, në 15 vitet e ardhshme duhet të krijohen 40 milionë vende pune çdo vit, për të përmbushur nevojat e rritjes së popullsisë globale. Stimulimi i sipërmarrësve të rinj në krijimin e bizneseve të vogla dhe të mesme, do të kontribuonte në krijimin e vendeve të reja të punës dhe në krijimin e një balance të qëndrueshme ekonomike.


Viteve të fundit ka një lëvizje të popullsisë në drejtim të vendeve të zhvilluara dhe ky faktor në njëfarë mënyre ka një impakt negative në ekonominë e secilit shtet. Edhe Kosova është e prekur nga ky trend dhe pavarësisht se në statistika mund të ndikojë në zvogëlimin e numrit të papunësisë, kjo nuk e garanton qëndrueshmërinë ekonomike të vendit tonë. Qytetarët tanë që ikin në vendet e zhvilluara, nuk ka gjasa të kontribuojnë – në një formë apo tjetër – në ekonominë e vendit – përvep remitancave dhe kjo duhej t’i shqetësojë institucionet përgjegjëse. Me fjalë të tjera, këta individë nuk do të kontribuojnë në ekonominë e Kosovës.

Për të minimizuar efektin e mungesës së fuqisë punëtore dhe për të stimuluar vende të reja pune, Kosova duhet të krijojë strategji që i stimulon sipërmarrësit e rinj për krijimin e bizneseve të reja, në mënyrë që t’u dalin ndihmë institucioneve vendore në krijimin e vendeve të reja të punës. Është e palogjikshme që shpresat për një vend të punës t’i kemi vetëm në institucionet shtetërore dhe aty-këtu te ndonjë organizatë ndërkombëtare që ende operon në Kosovës. Statistikat tregojnë se numri i papunësisë në Kosovë është rreth 27 për qind. Me një strategji të mirëfilltë të edukimit, të ngritjes së kapacitetit profesionale dhe me përkrahje financiare – bashkërisht me organizatat që japin donacione të tilla – një përqindje e madhe e personave të papunë, mund të transformohet drejtpërdrejt në punëdhënës në një të ardhme të afërt.

Një raport i Bankës Botërore jep një pasqyrë të re dhe holistike të pasurive gjithëpërfshirëse që mund të përcaktojë nëse Bruto Produkti i një shteti është i qëndrueshëm në afate të caktuara kohore. Investimi në njerëz rezulton me shtimin e pasurisë së një vendi dhe nxit rritje më të shpejt ekonomike, duke pasë parasysh që kapitali njerëzor me aftësitë e tyre, eksperiencën dhe kontributin e dhëne ne shoqëri, në ditët e sotme konsiderohet si aseti kryesor i një vendi. Kosova ka fatin që ka një popullsi me moshën mesatare më të re në rajon dhe këtë aset duhet ta shfrytëzojmë. Kosova – sipas disa eksperteve – ka pasuri të çmueshme natyrore, ndërsa shteti nuk është se e ka drejtuar ekonominë rreth këtyre pasurive (për arsye të caktuara). Megjithatë, trendi i zhvillimit të teknologjisë kërkon një investim urgjent në resurset njerëzore, nëse dëshirojmë të konkurrojmë te ekonomitë globale.

Institucionet shtetërore duhet të jenë më inovative rreth krijimit të strategjisë së zhvillimit ekonomik, si faktor kryesor në qëndrueshmërinë dhe mirëqenien e qytetarëve. Nuk mjafton vetëm “ideja” e përpiluar në dokumente apo identifikimi I sektorëve me interes strategjik për zhvillim. Por, duhet marrë hapa konkret, duke u bazuar në praktikat e vendeve të rajonit të cilat kanë rezultuar me sukses. Meqë resurset natyrore të vendit tonë nuk na ofrojnë të ardhura të mjaftueshme, fokusi i institucioneve vendore duhet të jetë investimi në rininë e vendit.

Mirëqenia është një ndër faktorët kryesor që e motivon njeriun të qëndrojë apo jo në një shtet të caktuar. Me përkrahjen e sipërmarrësve të rinj, Kosova jo vetëm që do të ishte aksionare indirekte nga të hyrat e bizneseve të reja, por do të vërehej edhe një rritje e standardit në shoqërinë tonë përmes krijimit të vendeve të reja të punës.

(Autori është themelues/CEO i kompanisë “Be Consulted”)

Në trend

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori