LAJMI I FUNDIT:

Pse qenve që jetojnë në një shtëpi apo banesa u bien qimet më shumë?

Pse qenve që jetojnë në një shtëpi apo banesa u bien qimet më shumë?

Ka raca që pothuajse nuk ndërrojnë qimet, te disa qen keni ndjesinë që rënia e qimeve nuk ndalet kurrë dhe, ky proces, ose intensiteti i tij, mund të varet nga kushtet në të cilat jeton qeni

Rënia e qimeve të kafshëve në shtëpi gjithashtu ndodh për shkak të nxehtësisë.


Atmosfera mikroklimatike ndikon në rënien më të fortë të qimeve. Qentë ose macet që jetojnë në shtëpi apo banesa janë më të ekspozuar ndaj dritës, transmeton Telegrafi.

Për qentë që qëndrojnë jashtë, bie muzgu rreth orës 5 të pasdites në dimër, ndërsa ata në shtëpi janë nën dritë deri në mbrëmje, deri në orën 10 ose më vonë.

Kjo ndikon drejtpërdrejt në metabolizmin dhe refuzimin e qimeve nëpërmjet hipofizës, kështu që qenve që jetojnë në shtëpi u bien qimet edhe në kushtet e dimrit.

Qimet ndërrohen dy herë në vit. Në pranverë, kafshët heqin qafe nënqimet që i mbronin nga temperaturat e ulëta në dimër dhe “veshin” qime të reja. Procesi i kundërt ndodh në vjeshtë.

Natyra u ka mundësuar qenve të mbrohen nga kushtet atmosferike, por ne duhet t’i ndihmojmë ata dhe t’i krehim dhe lajmë rregullisht.

Në varësi të racës, krehja mund të bëhet çdo ditë ose një herë në javë, dhe përveç se qeni ndihet më mirë kur lahet (shumë pronarë të qenve kanë vërejtur se qentë u pëlqen t’u afrohen kur shohin një furçë ose krehër në dorë), do të duken edhe më të bukur dhe më të rregulluar.

Është më mirë të mësoni qenin tuaj me krehje të rregullta. Ai nuk do të kundërshtojë kujdesin tuaj dhe nëse ju rregullisht krihni kanakarin tuaj, ju kursen kohën në këtë aktivitet. /Telegrafi/