LAJMI I FUNDIT:

Pse po e mësoj gjuhën e ukrainasve? Sepse gjuha është çështje politike për vendin që kam nisur ta dua

Pse po e mësoj gjuhën e ukrainasve? Sepse gjuha është çështje politike për vendin që kam nisur ta dua
Ilustrimi: R Fresson/The Guardian

Nga: Charlotte Higgins / The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com

Vjeshtën e kaluar nisa ta mësoj gjuhën ukrainase. Pas një udhëtimi raportues në vend, ndjeva se gjatë kthimin tim vërtetë më duhet të përpiqem të jem më pak se krejtësisht e pafuqishme nga ana gjuhësore. Instituti Ukrainas në Londër ofron mësime grupore dhe individuale nga distanca, me mësues të kualifikuar, por, ndoshta në një mënyrë të çoroditur unë vendosa të mësoj nga një instruktore që jeton brenda vendit. Mu rekomandua shoqja e një shoqeje, nga kryeqyteti, refugjate e brendshme që tani jeton në Ivano-Frankivsk të Ukrainës perëndimore.

Olya Makar, e cila arrin t’i bëjë argëtuese dhe kërkuese mësimet e saj në Zoom, e vazhdon punën pavarësisht shumë pengesave. Për shkak të sulmeve me raketat ruse në infrastrukturën energjetike të vendit, ajo ka energji elektrike vetëm për tri orare dy-orëshe në ditë – gjoja sipas një plani, por ndonjëri papritur mund të zhvendoset – dhe me lidhje të parregullta të internetit. Me ngurrim duhet të anulojmë disa seanca.

Ashtu si shumica e ukrainasve që kam takuar, ajo i ballafaqon problemet e tilla me një realizëm të fortë; gjërat lehtë mund të bëhen më të vështira, thotë ajo. “Pas çdo sulmi po bëhet gjithnjë e më keq”, thotë ajo. “Por, do t’i gjejmë mënyrat e reja për t’u përshtatur”. Gjithashtu kalova në podkastin e mësimeve të ukrainishtes, në të cilin një zë i gëzuar dhe simpatik i përket mësueses Anna Ohoiko që më udhëzon për hapat e hershëm të mësimit të një gjuhe: përshëndetje, përshkrim të familjes dhe për ngrëniet jashtë. Sezonet e para të podkastit u bënë në vitin 2016 dhe është një si ndjenjë e hidhur e udhëtimit në kohë në një Ukrainë tjetër, me Ohoikon që i përshkruan udhëtimet e lirshme në treg dhe parkun e saj të preferuar në Kiev – i cili u godit nga sulmet ruse me raketa, kur isha në qytet në tetorin e kaluar.

Pastaj është aplikacioni i gjuhës, Duolingo, i cili, për habinë time, ka një kurs të ukrainishtes. Mendova se Duolingo në gjuhën ukrainase mund të ishte diçka si hobi i pakicës – por, muajin e kaluar, përpunuesit e të dhënave të aplikacionit raportuan se ishte gjuha me rritjen më të shpejtë gjatë vitit të kaluar në Duolingo në Mbretërinë e Bashkuar, me përdoruesit që u rritën me 1,254 për qind, dhe se ajo ishte rritur me 2,229 për qind në Republikën e Irlandës. Në Mbretërinë e Bashkuar pati një rritje për mësimin e gjuhën ukrainase në shkurt dhe në mars, dhe më pas një tjetër në maj, e kur sistemi më në fund u shpërnda nëpër pajisje dhe ukrainasit filluan të arrijnë në numër të konsiderueshëm, kurba në grafik ishte reflektim i joefikasitetit të Britanisë për skemat e refugjatëve.

Tendenca e përgjithshme është e ngjashme në vendet tjera që pranojnë refugjatë – Polonia, Gjermania, Holanda dhe Republika Çeke, të gjitha këto vende gjatë vitit panë rritje të mësimit në gjuhën ukrainase. Por, ka pasur rritje të mëdha edhe në Japoni, në Vietnam dhe në Amerikën Latine, dhe “në pothuajse çdo vend të Tokës” që përdor aplikacionin, sipas Cindy Blancos – një nga shkencëtaret për mësim në Duolingo – shumë prej të cilave kanë marrë pak ose aspak refugjatë. Në gjithë botën, 1.3 milionë njerëz filluan të mësojnë gjuhën në Duolingo në vitin 2022, thotë ajo.

Shkurtimisht: njerëzit në mbarë globin kanë mësuar ukrainisht për ta shprehur solidaritetin e tyre me viktimat e agresionit të Vladimir Putinit. Në të njëjtën kohë, rritja e mësimit të gjuhës ruse është ngadalësuar, e cila, në raport me shkallën e ngritjes së përdoruesve të aplikacionit në përgjithësi, po shkon në rënie. Në një ironi të këndshme, vetë Vladimir Putini qëndron prapa këtij autogoli të jashtëzakonshëm në termat e diplomacisë së butë, pasi është indirekt përgjegjës për vetë praninë e gjuhës ukrainase në aplikacion: në vitin 2014, në vazhdën e pushtimit të Krimesë nga Rusia, Korpusi i Paqes i ShBA-së tërhoqi vullnetarët nga vendi, duke liruar disa anëtarë të stafit për t’i ndjekur projektet individuale. Ishte njëra nga prej tyre, Iryna Krupska, ajo që punoi me Duolingo për të zhvilluar një kurs të ukrainishtes si dhe një kurs të anglishtes për folësit e gjuhës ukrainase.

Ka shumë arsye për ta mësuar një gjuhë: shkolla, universiteti, puna, marrëdhëniet, prejardhja, mundësia për pushime dhe udhëtime. Ndonjëherë, megjithatë, arsyeja është politike, pasi gjuha dhe politika ecin në hap të njëjtë. Ukrainishtja dëgjohej në pamjet televizive që nga pushtimi; u dëgjua kur fjalimet e përditshme të presidentit Volodymyr Zelenskiy u transmetuan në mbarë botën. U bë e qartë për ata që ndoqën luftën se vetë gjuha ishte në rrezik në këtë konflikt. Obsesioni i Putinit me Ukrainën varet nga bindja e tij e rreme se vendi ekziston vetëm si shtojcë e Rusisë dhe se nuk ka identitet të vetin; shumë ukrainas kanë hequr dorë nga rusishtja në favor të të folurit të ukrainishtes si simbol i rezistencës.

Ohoiko më thotë se ka parë numra për rritjen e saj të podkasteve – me 600 për qind në Spotify, për shembull, ndërsa grupi i saj në Facebook i Mësimeve të Ukrainishtes është rritur nga disa mijëra përdorues aktivë – përpara pushtimit të shkurtit – në 10 mijë sot. Kur i rrëfej asaj se një pjesë e vogël e imja mendon se rusishtja do të ishte gjuhë më “e dobishme” për t’u mësuar, më e përshtatshme për shumë vende të ish-Bashkimit Sovjetik, ajo më thotë se një nga arsyet kryesore pse e krijoi podkastin e saj ishte siguria se rusishtja do të futet në rënie afatgjate, në vendin e saj dhe në vendet tjera.

“Gjithmonë kam ndier se ka qenë çështje brezash”, thotë ajo. “Gjithmonë kam shpresuar se kur të plakem dhe dal në pension, dhe Ukraina zhvillohet drejt vlerave demokratike dhe integrimit evropian, se rusishtja nuk do të jetë aq e fortë siç ka qenë më parë në Ukrainë. Që nga pavarësia, ka pasur një lëvizje të ngadaltë drejt ukrainishtes, por tani është bërë shumë më e shpejtë”.

Ukrainishtja nuk është e drejtpërdrejtë për ata që tashmë nuk e flasin ndonjë gjuhë sllave. Unë vetë nuk e kam asnjë iluzion: nëse mund të them disa fjalë dhe ta porosis darkën time në gjuhën ukrainase, do të jem mirë. Por, edhe në rastin tim, studimi i gjuhës shkon përtej praktikës. Më bën të ndiej një lidhje me miqtë në Ukrainë dhe më tërheq te peizazhi kulturor për të cilin kam raportuar. Ndihem më afër vendit kur e praktikoj gjuhën, qoftë për shkak të përpjekjeve të mësueses sime për të vazhduar punën e saj, apo për shkak të postimeve në rrjetet sociale të Mësimeve të Ukrainishtes që theksojnë fjalorin që, siç thotë Anna Ohoiko, “po dëgjojmë çdo ditë në lajme dhe që ka shumë rëndësi tani për ne – fjalët për sulmet ajrore dhe raketat, llojet e ndryshme të armëve, mënyrat e përshkrimit të krizës energjetike”.

Ndiej po ashtu shkrepje të vogla triumfi – kur, për shembull, lexova poezinë e parë në gjuhën ukrainase, veprën e lavdishme të Vasyl Symonenkos, E di se je njeri? (dhe ndiej një të dridhur kur mësova se ka vdekur në vitin 1963 në moshën 28-vjeçare, pasi u rrah nga policia). Megjithatë, një ditë dua të jem një nga ata që mësojnë për ta shtuar kënaqësinë për të pushuar në një vend krejtësisht normal – ku do të mund të ngre një gotë verë të kuqe ukrainase (червоне вино), në brigjet paqësore të Detit të Zi. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
U tha se kërkoi 600 mijë euro për të prezantuar, Arbana Osmani thyen heshtjen - flet për herë të parë për atë që ndodhi me Big Brother VIP

U tha se kërkoi 600 mijë euro për të prezantuar, Arbana Osmani thyen heshtjen - flet për herë të parë për atë që ndodhi me Big Brother VIP

Magazina
Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Magazina
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Ka pasuri prej 350 milionë dollarësh, Will Smith: Në moshën 50 vjeçare, kuptova që paratë nuk mund të të bëjnë të lumtur

Ka pasuri prej 350 milionë dollarësh, Will Smith: Në moshën 50 vjeçare, kuptova që paratë nuk mund të të bëjnë të lumtur

Magazina
Kalo në kategori