LAJMI I FUNDIT:

Pse nuk u anulua goli i Rabiot në fitoren e Juventusit ndaj Sampdorias

Pse nuk u anulua goli i Rabiot në fitoren e Juventusit ndaj Sampdorias

Është duke u zhvilluar një debat i ashpër për golin e Adrien Rabiot në fitoren 4-2 ndaj Sampdorias, pasi VAR nuk i konsideroi pamjet e mesfushorit të Juventusit të mjaftueshme për të anuluar golin.

Loja ishte e barabartë në 2-2 kur francezi kontrolloi krosin e Nicolo Fagiolit me gjoks dhe e fut topin në rrjetë.

Trajneri i Sampdorias, Dejan Stankoviç ishte i tërbuar në intervistat e tij pas ndeshjes, duke këmbëngulur se goli duhej të anulohej për lojë me dorë.


Juventusi me fitore të madhe ndaj Sampdorias, xhiron e ardhshme e zhvillon derbin ndaj Interit
Lexo po ashtu Juventusi me fitore të madhe ndaj Sampdorias, xhiron e ardhshme e zhvillon derbin ndaj Interit

Me siguri ekziston dyshimi për lojë me dorë, pasi duket se i lëviz mëngët e fanellës, por pamjet nga këndvështrime të ndryshme janë të pamjaftueshme për të garantuar ndërhyrjen e VAR-it për një gabim të qartë dhe të dukshëm.

Sky Sport Italia, DAZN dhe të tjerët të gjithë dolën me të njëjtin përfundim – ndoshta ishte lojë me dorë, por VAR nuk kishte pamjet për të dëshmuar se ishte lojë me dorë nga Rabiot.

Ndërsa ai shënoi golin, do të ishte e parëndësishme nëse loja me dorë do të ishte e paqëllimshme, për sa kohë që ai përdorte krahun për të kontrolluar topin, kjo do të mjaftonte për të mos lejuar si të rregullt.

Notat e lojtarëve: Juventus 4-2 Sampdoria, shkëlqeu Rabiot
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Juventus 4-2 Sampdoria, shkëlqeu Rabiot

Edhe Rabiot dukej shumë i vetëdijshëm për rrezikun që do të anulohej, pasi hezitoi të festonte dhe shikoi ndihmësin e gjyqtarit.

Është gjithashtu shqetësuese që një arenë moderne si Allianz Stadium nuk ofron kënde më të mira kamerash për një incident që ndodhi brenda zonës së penalltisë.

Kjo nuk do të ishte hera e parë, pasi në fillim të këtij sezoni Juves iu anulua një gol kundër Salernitanas për pozicion jashtë loje, sepse kamerat e VAR-it nuk e kishin kapur lojtarin e këtyre të fundit duke i mbajtur futbollistët e Zonjës së Vjetër në lojë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Premier League
Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Ndërkombëtare
Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Premier League
Transferimi i ri i Interit arrin në Itali për testet mjekësore

Transferimi i ri i Interit arrin në Itali për testet mjekësore

Serie A
Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
Barcelona ia lejon yllit të ekipit largimin në verë – pritet kalimi i tij në Ligën Premier

Barcelona ia lejon yllit të ekipit largimin në verë – pritet kalimi i tij në Ligën Premier

Premier League
Kalo në kategori