Pse nuk duhet t’i ndëshkoni fëmijët? Mësoni si duhet të veproni kur ata sillen keq
Kur zemëroheni me fëmijët për sjelljen e tyre të keqe, mënyra më e lehtë për t’i dënuar ata është ndëshkimi. Ju mund të mendoni se në këtë mënyrë ju i arrini qëllimet, mirëpo psikologët tregojnë se ndëshkimi sjell vetëm rezultate të përkohshme
Psikologët sugjerojnë mënyra të tjera më efektive për rritjen e fëmijëve që mund t’ju ndihmojnë në planin afatgjatë:
Pse dënimi është i keq për ju dhe fëmijët tuaj:
Do të thotë se ju po reagoni shumë
Zakonisht ju e dënoni fëmijën tuaj, kur ai ju lëndon me veprimet që bën. Në këtë rast është e vështirë të qëndroni i qetë, prandaj zbatoni mënyrat tuaja të ndëshkimit që edhe ata të lëndohen.
Këto shpërthime emocionale negative ndikojnë si tek ju, ashtu edhe tek fëmija dhe mund të çojnë në pasoja të rënda, përfshirë edhe dëmtimin fizik.
Është një sjellje dembele
Ndëshkimi është forma më e lehtë e komunikimit me fëmijët tuaj – ata bëjnë diçka që nuk ju pëlqen dhe ju bëni diçka që nuk ju pëlqen si kthim, pa negociata dhe asnjë shpjegim.
Kjo mund të jetë vërtet joshëse pasi nuk kërkon ndonjë përpjekje nga ana juaj, por kjo nuk është përfundimisht mënyra e duhur për të rritur një person të lumtur dhe të shëndetshëm.
Çfarë mund të bëni në vend të ndëshkimit?
Mendoni në mënyrë strategjike. Nëse e dini që fëmija juaj është i prirur të kërkojë gjëra në market, teksa ju po bëni pazar, përpiquni t’i planifikoni gjërat më parë. Blini për të diçka të vogël në mënyrë që ata të hutohen disi.
Tregojuani dashurinë tuaj. Ndonjëherë, kur fëmija juaj po bën ndonjë prapësirë, ju mund t’u thoni atyre: “Dua një përqafim të fortë tani”.
Gjeni arsyet e sjelljes së keqe të tyre. Thjesht bisedoni me fëmijët tuaj kur ata janë në një humor të mirë dhe pyetini ata pse sillen jo mirë.
Mund të ketë një arsye të mirë për sjelljen e tyre, dhe me shumë mundësi, fëmija do të jetë i gatshëm ta ndajë me ju, por ju duhet vetëm t’i dëgjoni ata. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUdhëzuesi i Kendall Jenner për veshjet pranverore? Pa një bluzë apo këmishë!
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Sa zgjat ovulacioni dhe kur mund të mbetem shtatzënë?
Çdo grua duhet ta dijë këtë: Sa ditë pas marrëdhënies seksuale mund të bëni një test shtatzënie?
Maska më e mirë kundër zbokthit
Pse ndonjëherë vagjina mban erë të keqe?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre