LAJMI I FUNDIT:

Pse Monika dhe Lulzimi s’bëhen dot si Vjosa dhe Albini?

Pse Monika dhe Lulzimi s’bëhen dot si Vjosa dhe Albini?

Albini Kurti shiti apartamentin për kauzën e Vetëvendosjes, Lulzim Basha shiti kauzën për apartamentet e tij 14 milionë euro.

Albin Kurtin e kam takuar disa herë, në kafe, në restorant, në zyrë, në ambiente publike! Nuk ka Mercedes të blinduar dhe as bodigard. Thjeshtësia e tij është tipike.


Edhe me Lulzim Bashën takohesha, por me një ndryshim. Më lehtë kontakton me Angela Merkelin sesa me Lulzim Bashën nga kontrollet dhe rojet qe mban nga frika. Pa llogaritur telefonatat që filtrohen nga pesë sekretare. Basha nuk zbret kurrë nga Mercedesi pa ia hapur derën bodigardi se ka hall mos i prishem gishtat tek dera makinës. Po ta lësh të eci në këmbë ai humbet rrugën në Tiranë, sepse s’ka dalë kurrë pa makinë dhe shofer qëkur u kthye nga Hollanda.

Por, ka qindra arsye që opozita shqiptare ka ndryshim thelbësor nga ajo kosovare.

Dje populli Kosovës votoi në mënyrë plebishitare për të sjellë në pushtet dy figura që nuk kanë qenë kurrë në pushtet dhe s’kanë poste ministrore.

Vjosa dhe Albini ndryshojnë shumë nga Monika dhe Lulzimi.

– Vjosa dhe Albini janë alternativë e re dhe më e mira për Kosovën, Monika dhe Lulzimi janë e keqja më e vogël për Shqipërinë!

– Vjosa dhe Albini nuk kanë pasur poste qeveritare, Monika dhe Lulzimi janë njëri 20 dhe tjetra 30 vite në poste.

– Vjosa dhe Albini s’kanë asnjë akuzë për korrupsion, Monika dhe Lulzimi janë dy nga pesë politikanët më të korruptuar në Shqipëri

– Vjosa dhe Albini janë liderë me merita në krye të partive, Monikës dhe Lulzimit ja kanë dhuruar qyl partinë Meta dhe Berisha.

– Vetëvendosje s’ka qenë kurrë në pushtet dhe e paprovuar. Ndërsa PD dhe LSI kanë qenë 14 vite në pushtet (qeverisje)

– Vjosa dhe Albini dolën si dy nga pesë alternativa për kryeministër të Kosovës, Monika dhe Lulzimi garojnë së bashku

-Vjosa nuk e ka burrin president të Kosovës, Monika është Zonjë e parë e Shqipërisë dhe disa herë në pushtet.

– Vjosa dhe Albini nuk kanë asnjë dosje në prokurori për vjedhje, Lulzim Basha ka pesë akuza dhe çështje të hapura.

– Albini Kurti u arrestua tri herë për të mos lejuar demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, Lulzim Basha firmosi marrëveshjen për demarkacionin me Greqinë.

– Vjosa dhe Albini nuk i bëjnë listat e deputetëve me zarfe 500 mijë euro si Monika dhe Lulzimi.

Fundja, Albin Kurti ngriti një lëvizje të tijën dhe nuk fjeti 12 vjet.

Lulzim Basha ka marr 13 poste nga viti 2005 dhe iu dhurua një parti të cilën e shkatërroi duke fjetur gjumë dhe duke larguar kritikët e tij.

Patriotizmi i Vjosës dhe Albinit janë shumë larg nga pabesia e Monikës dhe Lulzimit.

Kosova i flaku në plehra tre liderët që kishin 12 vjet në politikë dhe e zhytën vendin në varfëri dhe korrupsion. Shqipëria ende do të rikthejë në lojë xhaketat e grisura që kanë 29 vjet.

Kosova ia besoj të ardhmen Vjosës dhe Albinit, Shqipëria s’mund t’ia falë të ardhmen e fëmijëve Monikës dhe Lulzimit.