LAJMI I FUNDIT:

Pse kriptovalutat harxhojnë shumë energji elektrike?

Pse kriptovalutat harxhojnë shumë energji elektrike?

Shpesh njerëzit janë të habitur nga sasia e konsumit të energjisë elektrike që nevojitet për prodhimin e një kriptovalute të vetme.

Alex de Vries, ekspert i kriptovalutave në Qendrën e Hulumtimeve “PwC”, parashikon që konsumi botëror i Bitcoinit do të arrijë në 2.55 Gigavat në orë në mbarë botën ose e barabartë me energjinë që konsumon Irlanda tërë vitin.

Gërmuesit e Bitcoinit këtë vit po konsumojnë pesë herë më shumë energji sesa vitin e kaluar dhe siç duket nuk ka shenja ngadalësimi.

Shumë kriptovaluta, veçanërisht Bitcoin bazohen mbi një regjistër elektronik të quajtur Blockchain dhe shërben për transferimin e vlerës. Gërmuesit e tij kërkojnë zgjidhjen e një “gjëegjëze algoritmike” shumë specifike. Çdo 10 minuta mesatarisht një server gjen një zgjidhje dhe gërmuesit merr shpërblim nga sistemi i Bitcoinit, përcjell Telegrafi.

Në brendësi të një prej minierave më të mëdha në botë të Bitcoinit (Foto)
Lexo po ashtu Në brendësi të një prej minierave më të mëdha në botë të Bitcoinit (Foto)

Aktualisht ata fitojnë 12.5 Bitcoin, rreth 85 mijë dollarë dhe 1,000 dollarë si tarifë transaksioni. Zgjidhja e gërmuesit së bashku me transaksionin shtohen në regjistër. Blloku i ri nuk bëhet pjesë e regjistrit të Blockchainit, në fakt deri sa më shumë blloqe të shtohen, sepse zgjidhje të tjera gjenden në të njëjtën kohë dhe nuk dihet cili prej tyre është më i përshtatshmi.

Për t’u siguruar se kriptovalutat nuk do të prodhohen më shpejtë me rritjen e fuqisë kompjuterike, protokolli i Bitcoinit vazhdimisht e bën më të vështirë gjetjen e këtyre zgjidhjeve. Çdo 2016 blloqe, sistemi ri-kalibrohet, kështu që gërmuesit duhet të rrisin fuqinë për të fituar shpërblimet më shpejtë se konkurrentët dhe më shumë fuqi kompjuterike kërkon më shumë energji.

Minierat e Bitcoin në Islandë do të përdorin më shumë energji sa e gjithë popullsia e saj
Lexo po ashtu Minierat e Bitcoin në Islandë do të përdorin më shumë energji sa e gjithë popullsia e saj

Edhe pse prodhuesit e çipeve përpiqen t’i bëjnë ato më efikas, ndryshimi automatik i Bitcoinit do të thotë se më shumë energji do të konsumohet dita-ditës për sa kohë duhen përpunuar transaksione dhe shtypur para.

Nëse vlera e Bitcoin qëndron në vlerën prej 8 mijë dollarë, atëherë fuqia e rrjetit do të arrinte në 7.67 Gigvat.

Shumica e fabrikave të gërmimit të kriptovalutave janë të lokalizuara në Kinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku energjia e prodhuar nga hidrocentralet kushton 20 për qind më pak.

Reuters: Pa vende pune, por me energji elektrike të lirë, kosovarët bëjnë 'minimin' e kriptovalutave
Lexo po ashtu Reuters: Pa vende pune, por me energji elektrike të lirë, kosovarët bëjnë 'minimin' e kriptovalutave

Minierat e monedhave janë veçanërisht të popullarizuara në veri të Kosovës, kryesisht të populluara serbe që nuk i njohin autoritetet e Kosovës dhe refuzojnë të paguajnë faturat. /Telegrafi/