LAJMI I FUNDIT:

Pse Izraeli nuk e ka njohur Kosovën? Flet ambasadori izraelit në Serbi!

Pse Izraeli nuk e ka njohur Kosovën? Flet ambasadori izraelit në Serbi!

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot dhe nesër zhvillon një vizitë në Izrael dhe atje pritet të takohet me kryeministrin e këtij vendi, Benjamin Netaniahu.

Ambasadori izraelit në Serbi, Josef Levi, siç njofton Tanjug, transmeton Koha.net, ka thënë se ky do të jetë takim i dy kryeministrave që kanë gjuhë të përbashkët.

Ai ka folur edhe për pavarësinë e Kosovës.


Levi ka thënë se vendi i tij nuk ka asgjë kundër asnjë populli në Ballkan, porse ai nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës

"Izraeli nuk e ka njohur pavarësinë Kosovës, para së gjithash, për shkak të dimensionit tonë të Lindjes së Afërt dhe kjo është arsyeja kryesore. Mendoj se është shumë inkurajues e me rëndësi zhvillimi i dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës. Ky është ai që e përshëndesim dhe i kushtojmë rëndësi. Ai (dialogu) më së keqi ka kaluar në Lindjen e Mesme”, ka vlerësuar Levi. /koha/