LAJMI I FUNDIT:

Pse evropianët kanë frikë nga një “ndryshim rrjedhe kundër tyre”, nëse Trump do të fitonte përsëri?

Pse evropianët kanë frikë nga një “ndryshim rrjedhe kundër tyre”, nëse Trump do të fitonte përsëri?

Kishte shumë diplomatë dhe politikëbërës që merrnin parasysh disa gjëra kur u mblodhën në një konferencë të fundit globale të sigurisë në Mynih: Kina po ngrihet, Rusia po ndërhyn dhe Gjermania po dobësohet. Por pyetja e pashmangshme – ajo që mund të ndryshojë rrjedhën menjëherë për Evropën – ishte nëse presidenti Donald Trump do t’i fitojë përsëri zgjedhjet në nëntor.

Me të drejtë ose jo, konsensusi midis diplomatëve dhe analistëve evropianë është se Trump ka të ngjarë të marrë një mandat të dytë.


Por ekziston gjithashtu konsensusi që një ngjarje e tillë do të ishte një pjesë e rëndësishme e një zhvendosje drastike dhe potencialisht të përhershme në çështjet globale për të cilat Evropa mbetet e papërgatitur.

Zgjedhja e Trump do të shënonte një ndryshim thelbësor, mendon François Heisbourg, një analist francez.

“Tetë vjet në aspektin politik është një epokë, jo një gabim. Dhe kjo do të dëmtonte realitetin e demokracisë amerikane”, tha Heisbourg, transmeton Telegrafi.

Sipas një shkrimi të The New York Times, paralajmërimi i Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, për evropianët për të pranuar udhëheqjen e SHBA-së dhe “realitetin” u prit në konferencë me heshtje të gurtë.

Aleatët tradicionalë të SHBA-së nuk ishin të sigurt se ata do të ishin në gjendje të varen nga Shtetet e Bashkuara në një mandat tjetër të Trump.

Më shumë se kaq, ata kuptojnë potencialin për një “ndarje të vërtetë të rrugëve”, duke pasur parasysh ndryshimet e politikave për çështje të ndryshme si ndryshimi i klimës, Irani, tregtia dhe lejimi i kompanisë kineze Huawei të ndërtojë rrjete wirelessi të gjeneratës tjetër.

Shumë njerëz presin që përçarja do të zgjerohet vetëm nëse Trump mbetet në detyrë.

Wolfgang Ischinger, drejtor i konferencës dhe një ish-ambasador gjerman në Uashington, vuri në dukje “armiqësinë” e Trump ndaj aleatëve evropianë, duke pyetur: “Pse aktualisht duket se ne po jetojmë në planete të ndryshme?”

Po sipas të njëjtit shkrim, përcjell Telegrafi, një mandat i dytë mund të bënte që Trump të ndjehej gjithnjë më i lirë dhe më i fuqishëm për të ndjekur çdo ‘tekë’ të tij në çështjet globale, thanë diplomatët dhe analistët.

Kjo mund të përfshijë atë që disa e konsiderojnë si mundësi shumë të vërtetë të tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga aleanca e NATO-s që ka mbajtur paqen në Evropë për më shumë se 70 vjet.

“Besimi në Shtetet e Bashkuara do të ishte tepër i ulët, dhe rizgjedhja e tij do të dëmtonte aleancën në dy mënyra”, tha Heisbourg. “Së pari, ai nuk beson në aleanca, por ai është gjithashtu shumë i paparashikueshëm. Askush, duke përfshirë Trump, nuk ka asnjë ide se ku do të shkojë me këto, dhe paparashikueshmëria ulë besueshmërinë”.

Shumë njerëz parashikojnë një kolaps në besimin tashmë gërryes në udhëheqjen dhe besueshmërinë e SHBA-së.

“Zgjedhja e Trump do të kishte thellësisht pasoja”, tha një zyrtar i lartë evropian, i cili kërkoi të mos identifikohej, nga frika e ndëshkimit për vendin e tij. “Nëse SHBA e zgjedh atë duke ditur gjithçka rreth tij, kjo do t’i ndryshojë gjërat këtu”.

Një mandat i dytë i Trump “do të jetë i njëjtë dhe akoma më keq”, parashikon Amanda Sloat, një ish zyrtare e Departamentit të Shtetit tani në Institucionin e Brookings.

Trump ka vënë në dyshim angazhimin e SHBA-së për NATO-n.

“Kjo ka qenë gërryese për besimin themelor midis aleatëve”, tha Sloat, një ish zyrtare e Departamentit të Shtetit. “Kjo mund të jetë e kthyeshme pas një mandati, por tetë vjet të Trump do të ishin thellësisht të dëmshme”.

Evropianët panë zgjedhjet e Donald Trump, me një diferencë kaq të ngushtë, si “ndoshta një diçka të momentit”, tha Daniel S. Hamilton, një profesor në Shkollën e Studimeve Ndërkombëtare të Avancuara në Johns Hopkins.

“Nëse amerikanët e zgjedhin atë, është një vendim strategjik”, tha Hamilton. “Por është e vështirë të dihet se çfarë do të bënin evropianët në lidhje me të”.

Edhe pse zyrtarët evropianë përgjithësisht pajtohen që ndryshimi në çështjet globale mund t’i dëmtojë ata, mënyra se si ata mund të përgjigjen është një çështje tjetër.

Tashmë ka folur shumë për “autonominë strategjike” evropiane dhe për nevojën për të zhvilluar atë që shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell Fontelles, e quan “një oreks për pushtet”.

Një mandat i dytë i Trump “do të jetë edhe katër vjet të tjera ‘Amerika e Para’”, tha Robin Niblett, drejtor i çështjeve ndërkombëtare. “Evropa do të kuptonte më shumë dhe më shpejt se duhet të kujdeset për veten e saj”.

Në konferencën e Mynihut, presidenti Emmanuel Macron i Francës në thelb iu përgjigj evropianëve që të shohin sfidat si Rusia dhe Kina, dhe të bëjnë më shumë për të krijuar një kulturë serioze të sigurisë dhe besimit në vetvete.

Edhe presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, kritikoi unilateralizmin e Trump si thellësisht të dëmshëm për aleancën.

Shumë presin që evropianët të rrisin bisedimet për pavarësinë e tyre, por do të kenë probleme në krijimin e një alternative të besueshme të sigurisë, dhe kështu, në fund të fundit, ata do të gjenin mënyra “për t’u shoqëruar me Trump” – në vend që ta kundërshtonin hapur.

“Ka shumë zëra që thonë se “duhet të bëjmë më shumë për autonomi strategjike”, të veshur me retorikë emancipuese”, tha Hamilton. “Por nuk ka konsensus se cilat janë interesat e tyre. Ata mund të bëjnë vetëm sa për të mërzitur amerikanët, por jo sa duhet për të qenë serioz”.
Dmitri Trenin, drejtori i Qendrës Carnegie Moscow, tha se rizgjedhja “do të përmirësojë dhe konsolidojë drejtimin e politikës së jashtme amerikane dhe do ta bëjë të pamundur që një pasardhës ta ndryshojë atë në një mënyrë të madhe”.

Këto ndryshime do të ndikojnë në aleatët e Shteteve të Bashkuara më shumë sesa armiqtë e saj, tha ai.

“Evropa me të vërtetë nuk ka ku të shkojë. Ajo nuk mund të qëndrojë në këmbët e veta dhe nuk do të jetë një superfuqi, kështu që do të duhet të pranojë kushtet e reja që po përcakton Trump”.

Jo të gjithë janë të pakënaqur me perspektivën e Trump.

Evropianët qendrorë që kanë një histori okupimi nga Bashkimi Sovjetik priren të jenë mbështetësit e tij më të fortë.

Por ata gjithashtu shqetësohen për ambivalitetin e dukshëm të Trump ndaj NATO-s dhe admirimin e tij të dukshëm për presidentin Vladimir Putin të Rusisë.

Nëse Trump e tjetërson plotësisht Evropën, mund të dëmtojë gjithashtu Shtetet e Bashkuara, tha R. Nicholas Burns, një ish-zyrtar i lartë amerikan që mbështet Joe Biden për president të SHBA-së.

“Besimi i tij se aleatët dobësojnë SHBA-në, në vend se ta forcojnë atë, është një nga dështimet e tij më të mëdha, ndërsa ai do të vazhdojë të përqafojë autokratët, dhe jo miqtë tanë të vërtetë, si Macron dhe Merkel”, tha Burns, duke iu referuar udhëheqësve të Francës dhe Gjermanisë.

Rreziku “është që Evropa mund të fillojë ta shohë veten si një pol i tretë në politikën globale midis Kinës dhe SHBA-së”, shtoi ai. “Kjo do të ishte një humbje e madhe strategjike për SHBA-së në fuqi dhe ndikim”.

“Por nëse Trump rizgjidhet, evropianët nuk do të presin më, por do ta refuzojnë më hapur”, mendon Ivo Daalder, një ish-ambasador i SHBA-së në NATO.

Evropianët, tha ai, mund të bashkohen në mënyrë më efektive në përpjekje për të balancuar Shtetet e Bashkuara, ose ata mund të “zgjedhin një anë tjetër”, duke u afruar më shumë drejt Moskës dhe Pekinit, nga frika e humbjes së eksporteve dhe paqëndrueshmërisë në Lindjen e Mesme.

Kjo politikë mund të jetë e përshtatshme për Francën, Gjermaninë, Italinë dhe Spanjën, tha ai, por kjo do të shtojë presion mbi mbështetësit e Trump në Evropën Qendrore.

Udhëheqja Evropiane mbetet e dobët dhe e ndarë, vuri në dukje Sophia Besch, një analiste në zyrën e Berlinit të Qendrës për Reformën Evropiane.

“Ne flasim shumë për udhëheqjen e SHBA-së por jo sa duhet për udhëheqjen evropiane”, tha ajo.

Ndërsa Claudia Major, një eksperte i mbrojtjes në Institutin Gjerman për Çështjet Ndërkombëtare dhe të Sigurisë, tha se shumë do të varen “nga ajo se çfarë Evrope ka përballë Trump”.

Mund të jetë një e forcuar ose e ndarë që do të lejojë fuqitë më të mëdha të marrin kontrollin.

“Ka kaq shumë përgjigje evropiane”, mendon ajo, “sepse ka kaq shumë vende dhe interesa të ndryshme”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori