LAJMI I FUNDIT:

Pse duhet të marrim vitaminë D tani?

Pse duhet të marrim vitaminë D tani?

Karantina do të thotë që ne kemi kaluar pjesën më të madhe të këtij dimri brenda – dhe ndërsa kjo është e mirë për të ndihmuar në uljen e numrit të rasteve të coronavirusit, është një problem për nivelet tona të vitaminës D.

Burimi më i mirë për të është thjesht rrezet e diellit – diçka që është padyshim më e lehtë për t’u gjetur në muajt e pranverës dhe verës. Në një dimër normal, shumë nuk e arrijnë sasinë e rekomanduar ditore, sepse ata kalojnë shumicën e orëve të dritës në punë – por tani është edhe më keq për shkak të karantinës.


Ekspertët rekomandojnë që të gjithë duhet të marrim shtesa të vitaminës D në muajt e dimrit për tu siguruar që të arrijmë dozën e kërkuar prej dhjetë mikrogramësh, pasi mungesa e saj mund të ndikojë në kockat, dhëmbët dhe muskujt tanë.

Dhe këtë vit, mesazhi është veçanërisht i rëndësishëm, pasi edhe kur i afrohemi kohës së pranverës, ka të ngjarë që të marrim më pak rrezet e diellit se normalisht.

Ka pasur gjithashtu disa raporte që vitamina D mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të COVID-19. Një studim pohoi se rreziku i vdekjes nga coronavirusi mund të zvogëlohet deri në 60 për qind kur administrohej vitamina D ndërsa një pacient pranohej në spital.

Kërkimet janë duke vazhduar, por aktualisht nuk ka prova të mjaftueshme për të mbështetur marrjen e vitaminës D për të parandaluar ose trajtuar coronavirusin. Clarissa Lenherr, një nutricioniste e regjistruar, shpjegon: “Burimi ynë kryesor i vitaminës D vjen nga ekspozimi në diell në lëkurën tonë dhe nga muajt tetor deri në drill, ne nuk kemi diell të mjaftueshëm për të arritur marrjen e rekomanduar ditore”.

Megjithëse vitamina D gjendet në disa ushqime, mund të jetë e vështirë të merret mjaftueshëm vitaminë D vetëm nga ushqimi. Prandaj, duhet të merren edhe shtesa ushqimore të vitaminës D. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori