LAJMI I FUNDIT:

Pse duhet ta hani bananen me gjithë lëkurë

Pse duhet ta hani bananen me gjithë lëkurë

Edhe pse askush nuk e bën këtë banania duhet të hahet e pa qëruar. Kjo mund të tingëllojë e çuditshme, por është e vërtetë. Ato kanë një sasi të lartë kaliumi, magnezi dhe fibrash.

A jeni të sigurt që njerëzit do e bëjnë këtë? Sigurisht. Shumë njerëz (veçanërisht në kulturat aziatike dhe indiane) kanë ngrënë lëkura bananesh për vite.

Ndërkaq, nuk është e nevojshme që të përdorësh gjithë bananen, lëvorja është një burim i mirë vitaminash dhe ushqyesish shtesë.


Përveç kaliumit që ndihmon për të balancuar elektrolitet dhe rritjen e qelizave, lëkurat e bananeve janë një burim fantastik magnezi (për një zemër të shëndetshme dhe sistem imunitar të fortë), fibrash (për shëndetin e shtyllës kurrizore) dhe vitaminash B12 dhe B6 (për metabolizmin dhe qeliza të forta).

Lëvorja e bananes përmban triptofan, një përbërës kyç në prodhimin e serotoninës, substancë e cila ndihmon në parandalimin dhe luftimin e depresionit dhe ju ndihmon të flini më mirë, transmeton Telegrafi.

Sipas dr Anne Daniels, nga shoqata e të ushqyerit në Britani, thuhet se lëkura e bananes përmban fije dietike që ndihmojnë në rregullimin e nivelit të kolesterolit në gjak.

Por çfarë shije kanë? Ndryshe nga fruti, i cili është i butë dhe i ëmbël, lëkura ka shije lehtazi të hidhur, si dhe e thatë. Por, varet nga sa të pjekura janë.

Lëkurët e bananeve të papjekura janë të trasha, me shumë fibra dhe të hidhura. Duke u pjekur, lëkura iu hollohet dhe bëhet më e ëmbël, duke i bërë ato të përshtatshme për konsum.

Një nga mënyrat për ta konsumuar më mirë është nëse e skuq lëkurën apo e zien për gati 10 minuta.

Megjithëse nuk është një shije aspak e këndshme, ekspertët sugjerojnë që t’i hani bananet bashkë me lëkurën sepse do të sillte një sërë përfitimesh shëndetësore. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori