Pse dështoi trio e Zanfinës, Teutës dhe Big Mamës?!

Zanfina Ismaili, Teuta Selimi dhe Big Mama kohë më parë kanë paralajmëruar një trio.
Por, ky projekt që do të bashkonte tri këngëtaret tona në një këngë, si duket ka dështuar.
Sipas burimeve të Radio Dukagjinit, ky bashkëpunim është anuluar, për shkak të angazhimeve të shumta të këngëtareve në projektet e tyre vetanake, por edhe të Bleros, në studion e të cilit do të realizohej kënga, transmeton Telegrafi.
Kënga, e cila si duket nuk do të realizohet, të paktën jo për një kohë të gjatë, do të sillte diçka të veçantë në mesin e bashkëpunimeve të shumta të publikuara këtë verë.
Kujtojmë se ditë më parë Zanfina sollin këngën e saj më të fundit të titulluar “Nuk po të shoh”. /Telegrafi/radio dukagjini/
Nga
Telegrafi
23/07/2015
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































