LAJMI I FUNDIT:

Pse biseda mes Bidenit dhe Xi Jinping është kaq e rëndësishme për agresionin rus në Ukrainë?

Pse biseda mes Bidenit dhe Xi Jinping është kaq e rëndësishme për agresionin rus në Ukrainë?

Presidenti amerikan, Joe Biden pritet ta ketë një bisedë telefonike me homologun kinez Xi Jinping, ndërsa kjo nuk do të jetë vetëm një telefonatë tjetër në një stuhi të vazhdueshme të diplomacisë digjitale.

Kina deri më tani nuk i ka vendosur sanksione shtetit rus pavarësisht agresionit në Ukrainë, raporton cnn.


Kina promovon dezinformatat ruse rreth agresionit në Ukrainë
Lexo po ashtu Kina promovon dezinformatat ruse rreth agresionit në Ukrainë

Vjen në një moment kritik në luftën Rusi-Ukrainë: Sipas zyrtarëve amerikanë, Kina po peshon nëse do t’i japë ndihmë ushtarake apo financiare Rusisë, e cila e ka kërkuar atë pasi ushtria e saj pëson humbje të mëdha në Ukrainë. Nëse Kina bie dakord, ajo mund të zbehë marrëdhëniet e saj me Perëndimin për dekadat e ardhshme.

Kina mund t’i ofrojë Rusisë një sërë mbështetjeje: Në bisedën e tyre telefonike, Biden shpreson t’i bëjë të qartë Xi-t anët negative të ndihmës në luftën e Rusisë, qoftë nëpërmjet ndihmës ushtarake apo financiare.

SHBA duhet të menaxhojë një partneritet “gjakftohtë”: Edhe para se Rusia të pushtonte Ukrainën, zyrtarët amerikanë po shikonin me kujdes ndërsa lideri rus, Vladimir Putin dhe kinez, Xi po afroheshin më shumë. Drejtori i CIA-s Bill Burns tha javën e kaluar se partneriteti i kishte rrënjët në “shumë arsye”. Që atëherë, partneriteti pa kufij është testuar ndërsa Xi peshon se si t’i përgjigjet luftës së Rusisë në Ukrainë.

Aleatët amerikanë në Azi po vëzhgojnë nga afër: Pushtimi i Rusisë ka dërguar valë ankthi në mbarë botën. Një vend që shikon nga afër është Tajvani, ishulli vetëqeverisës i pretenduar nga Kina. Pekini kohët e fundit ka rritur fluturimet ushtarake pranë ishullit dhe ka paralajmëruar kundër mbështetjes amerikane.

Biden dhe Xi kanë botëkuptime shumë të ndryshme: Para konfliktit në Ukrainë, Biden dukej se synonte të ripërqendronte politikën e jashtme amerikane drejt Azisë, ku ai e sheh konkurrencën midis SHBA-së dhe Kinës si një sfidë përcaktuese të shekullit të ardhshëm. Dhe ndërsa kriza e Ukrainës ka preokupuar Shtëpinë e Bardhë javët e fundit, zyrtarët këmbëngulin se janë ende në gjendje të ruajnë vizionin e tyre mbizotërues. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët

Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët "ringjallën" gjyshin e Tutankhamun

Afrika
Votohet qeveria e re kroate - Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër

Votohet qeveria e re kroate - Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër

Kroacia
Kalo në kategori