LAJMI I FUNDIT:

Pse alergjitë shfaqen edhe në moshën madhore?

Pse alergjitë shfaqen edhe në moshën madhore?

Alergjitë përkufizohen si një reagim i tepruar imunitar ndaj substancave nga të cilat jemi të rrethuar

Alergjenët mund të thithen, gëlltiten ose depërtojnë përmes lëkurës. Reaksionet e zakonshme janë ethet e barit, disa lloje të astmës dhe skuqjet.


Shkaktarët më të zakonshëm të alergjive janë poleni i bimëve, ushqimi, qimet e kafshëve, pluhuri dhe merimangat.

Ato janë të lidhura me një antitrup të prodhuar nga trupi i quajtur imunoglobulina E (IgE). Çdo antitrup IgE mund të jetë shumë specifik, duke reaguar kundër poleneve të caktuara dhe alergjenëve të tjerë.

Me fjalë të tjera, një person mund të jetë alergjik ndaj një lloji poleni, por jo ndaj një tjetri.

Kur një person i ndjeshëm ekspozohet ndaj një alergjeni, trupi fillon të prodhojë një sasi të madhe të antitrupave të ngjashëm IgE.

Ekspozimi i mëvonshëm ndaj të njëjtit alergjen mund të rezultojë në një reaksion alergjik.

Alergjitë mund të prekin këdo, pavarësisht nga mosha, gjinia, raca ose statusi socio-ekonomik. Në përgjithësi, alergjitë janë më të zakonshme te fëmijët.

Megjithatë, fillimi i parë mund të ndodhë në çdo moshë ose mund të përsëritet pas disa vitesh.

Alergjia nuk mund të kurohet, por rritja e imunitetit ndihmon në zbutjen e simptomave. Marrja shtesë e vitaminës C, beta glukenit dhe probiotikëve stimulon aftësitë mbrojtëse të organizmit.

Hapi i parë në parandalimin e alergjive sezonale është shmangia e kontaktit me alergjen.

Personat alergjikë duhet të monitorojnë kalendarin e polenit të bimëve dhe pemëve të lulëzuara, të shmangin daljen nga shtëpia nga ora 10:00- 17:00, kur përqendrimi i polenit është më i lartë në ajër, dhe të mbyllin dritaret gjatë kësaj periudhe.

Pas qëndrimit jashtë ata duhet të bëjnë dush dhe të ndërrojnë rrobat në mënyrë që të reduktojnë më tej marrjen e polenit. Po ashtu duhet reduktuar aktivitetin fizik që thellon frymëmarrjen, i cili sjell përqendrim më të lartë të polenit në trup. /KP

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori