LAJMI I FUNDIT:

PSD këmbëngulëse: Nuk e votojmë buxhetin pa u plotësuar kushtet tona

PSD këmbëngulëse: Nuk e votojmë buxhetin pa u plotësuar kushtet tona

Miratimi i buxhetit të vitit 2019 është në duart e deputetëve të Partisë Socialdemokrate të Kosovës.

Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e mbajtur dje, ka marrë vendim që të shtunën të mbahet seanca plenare e Kuvendit ku pritet të votohet buxheti për vitin 2019.


Më 2 shkurt pritet të votohet buxheti
Lexo po ashtu Më 2 shkurt pritet të votohet buxheti

Mirëpo, në rast se Qeveria nuk ia plotëson kushtet që i ka vënë PSD, atëherë votimi i buxhetit rrezikon të shtyhet për një kohë të pacaktuar, deri në bërjen e numrave nga ana e Qeverisë dhe kjo do të mund të rrezikonte edhe funksionimin e Qeverisë dhe institucioneve të tjera.

Një nga pesë kërkesat që PSD i ka parashtruar Qeverisë së Kosovës si kusht për ta votuar buxhetin, është edhe shkarkimi i ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo.

Ndonëse sot në media u raportua se Rikallo pritet të shkarkohet këtë të shtunë në mënyrë që t’i hapet rrugë votimit të buxhetit, një gjë e tillë ende nuk është zyrtare, edhe ende nuk ka njoftim nga ana e Qeverisë për këtë shkarkim apo jo.

E në PSD, janë të vendosur se pa plotësimin e kushteve që ata i kanë vendosur, koalicioni qeverisës nuk do t’i ketë votat e tyre për kalimin e buxhetit në seancën e së shtunës.

Kuvendi nuk e miraton vendimin për zgjatjen buxhetore, nga 1 shkurti mund të mos ketë paga dhe pensione
Lexo po ashtu Kuvendi nuk e miraton vendimin për zgjatjen buxhetore, nga 1 shkurti mund të mos ketë paga dhe pensione
Deputetja e PSD-së, Shqipe Pantina

Kështu është shprehur për Telegrafin, deputetja e PSD-së, Shqipe Pantina.

“PSD nuk do e votoj buxhetin pa u plotësuar kushtet tona, jo vetëm për shkarkimin e Rikallos por edhe kushtet tjera që tashmë janë publike”, ka thënë Pantina.

Ligji për Dialogun, shkarkimi i ministrit Nenad Rikallo, ligji për pagat, ligji për Qeverinë dhe draftimi i kodit pensional të Kosovës, janë kushtet që janë vënë nga partia e Shpend Ahmetit për ta votuar projektligjin për buxhetin e vitit 2019.

Edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë deklaruar se deputetët e këtij subjekti nuk do ta votojnë buxhetin.

“LDK ka rezervat dhe vërejtjet e veta për buxhetin. Nuk besojmë që ky buxhet i sjellë zhvillim vendit, prandaj nuk do të jemi pjesë. Le të mbetet çështje e koalicionit”, ka deklaruar mbrëmë për televizionin publik, deputeti i LDK-së, Arban Abrashi.

Abrashi: LDK-ja s’e voton Ligjin për Buxhetin
Lexo po ashtu Abrashi: LDK-ja s’e voton Ligjin për Buxhetin

Ndërkaq, ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se në rast se nuk votohet buxheti, atëherë nga 1 shkurti shërbyesit civil, pensionistët nuk do të mund t’i marrin pagat dhe pensionet. /Telegrafi/