LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi nuk e miraton vendimin për zgjatjen buxhetore, nga 1 shkurti mund të mos ketë paga dhe pensione

Kuvendi nuk e miraton vendimin për zgjatjen buxhetore, nga 1 shkurti mund të mos ketë paga dhe pensione

Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar propozimin e Ministrisë së Financave për vënien në rend dite të vendimit për zgjatjen buxhetore, duke pamundësuar marrjen e pagave në sektorin publik.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se nga 1 shkurti shërbyesit civil, pensionistët nuk do të mund t’i marrin pagat dhe pensionet.


“Me 56 vota për ky mocion nuk ka kaluar. Me këtë rast që nga data 1 shkurt shërbyesit civil, pensionistët nuk do të mund t’i marrin pagat dhe pensionet. Sipas kësaj edhe nëse kalohet buxheti zgjatjet buxhetore nuk janë miratuar të përfshira në këtë mocion dhe kështu një pjesë e shkurtit do të mbetet pa paga”, ka thënë ministri Hamza.

Ai përmendi edhe zgjedhjet, ku tha se pa miratim të buxhetit nuk ka mundësi të bëhet as organizimi i zgjedhjeve.

“Nëse vjen situata të shkohet në zgjedhje, pa buxhet të aprovuar, sot po e them që as për organizimin e zgjedhjeve nuk ka pare. Mundesh me pas bilanc bankar sa dush, por me i nda paret për organizimin e zgjedhjeve, pa vendim ose pa ligj, nuk mundesh, andaj po ju lus që të votohet dhe të ketë mundësi që vendi të vazhdojë me pagesa”, tha ai.

Hamza: Nëse buxheti nuk aprovohet, asnjë pagesë për muajin shkurt nuk mund të ndodh
Lexo po ashtu Hamza: Nëse buxheti nuk aprovohet, asnjë pagesë për muajin shkurt nuk mund të ndodh

Po ashtu, Hamza pas fjalimit në Kuvend, para gazetarëve tha se nëse nuk kalon ky vendim nuk mund të ekzekutohet asnjë pagesë, përveç borxhit.

“Po që se nuk kalon buxheti, atëherë pres që të kaloj vendimi. Në rast se ky vendim për zgjatjen e shfrytëzimit të ndarjeve buxhetore, po them në situatë hipotetike, atëherë mbi bazën e legjislacionit në fuqi vetëm pagesa e borxhit mund të ekzekutohet dhe asnjë pagesë tjetër, tha Hamza, përcjell Telegrafi.

Ai tha se pagat dhe pensionet për muajin janar janë të gatshme për ekzekutim.

“Për sa i përket pensioneve, pensionistet e të gjitha kategorive i kanë marr pensionet për muajin janar, pagat janë përgatitur dhe ekzekutimi i pagave për muajin janar për të gjithë punësuar për muajin janar përmes buxhetit të Kosovës do të kryhet ditën e nesërme që është 31 janari”, tha ai. /Telegrafi/