LAJMI I FUNDIT:

Hamza: Nëse buxheti nuk aprovohet, asnjë pagesë për muajin shkurt nuk mund të ndodh

Hamza: Nëse buxheti nuk aprovohet, asnjë pagesë për muajin shkurt nuk mund të ndodh

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se nëse nuk miratohet buxheti, atëherë asnjë pagesë për muajin shkurt nuk mund të ndodh.

Hamza tha se beson se do të jenë numrat për votimin e buxhetit.


“Në situatën hipotetike, nëse buxheti nuk aprovohet, atëherë asnjë pagesë për muajin shkurt nuk mund të ndodh përveç pagesave për borxhin. Mirëpo, unë besoj në racionalitetin dhe arsyeshmërinë e deputetëve që ta votojmë buxhetin dhe shteti të funksionoj”, tha Hamza, përcjell Telegrafi.

Ai tha se janë plotësuar kushtet ligjore që buxheti për të kaluar në Kuvend.

“Unë besoj se do të jenë numrat, megjithatë është në autoritet të Kuvendit dhe të deputetëve. Ne e dimë se në leximin e parë pasur një diskutim dhe marrëveshje të partive politike, janë disa kushte, një pjesë që ka qenë është plotësuar. Unë besoj se këto kushte janë plotësuar kushtet që Buxheti 2019 kur të plotësohen kushtet ligjore të vjen në seancë dhe të kaloj”, tha ai.

Hamza tha se pret që Kuvendi ta kaloj vendimin për shfrytëzimin e ndarjeve buxhetore edhe për muajin shkurt.

“Bazuar në situatën aktuale dhe legjislacionit në fuqi, ne si shtet kemi të drejtë për muajin janar t’i kryejmë pagesat në 1/12-ën, për muajin shkurt duke parë situatën se buxheti do të vjen në Kuvend në fund të këtij muaji [janar], deri sa të hyjë në fuqi dhe të shpallet në Gazetën Zyrtare do të kaloj një kohë. Ne kemi marr një vendim për zgjatjen e shfrytëzimit të ndarjeve buxhetore për të 1/12-ën edhe për muajin shkurt. Vendimi është miratuar në Kuvendin për Financa dhe Buxhet dhe pres që të jetë në situatë të Kuvendit. Nëse vendimi kalon, ne kemi të drejtën që edhe për muajin shkurt t’i kryejmë pagesat sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe pastaj nëse Buxheti hy në fuqi atëherë në pjesën e dytë të shkurtit të vazhdojmë me Buxhetin e vitit 2019”, tha Hamza. /Telegrafi/