LAJMI I FUNDIT:

Më 2 shkurt pritet të votohet buxheti

Më 2 shkurt pritet të votohet buxheti

Buxheti i këtij viti, pritet të votohet më 2 shkurt në Kuvendin e Kosovës.

Këtë e ka bërë me dije të mërkurën shefi i legjislativit, Kadri Veseli, i cila tha se në këtë mënyrë do të funksionojnë më mirë punonjësit publikë.

“Me datën 2 shkurt në ora 10:00 do të kemi seancë. Është edhe pika e rendit të ditës që ka të bëjë me buxhetin e Republikës së Kosovës”, ka thënë kryetari i Kuvendit.

Veseli komentoi edhe takimin me liderët e koalicionit, që pritet ta zhvillojë pas pak, raporton Telegrafi.

Kuvendi nuk e miraton vendimin për zgjatjen buxhetore, nga 1 shkurti mund të mos ketë paga dhe pensione
Lexo po ashtu Kuvendi nuk e miraton vendimin për zgjatjen buxhetore, nga 1 shkurti mund të mos ketë paga dhe pensione

Ai është shprehur optimist se vendimmarrja për çdo temë do të jetë e Kuvendit.

“Vendimmarrja do të jetë Kuvendi, dhe do të jetë nga vetë referendumi. Interesi i shtetit tim dhe inteeresim amerikan është një. Ku është Amerika është Kosova”, tha Veseli. /Telegrafi/