LAJMI I FUNDIT:

PS thirrje opozitës: Sillni propozimet për Presidentin e ri të Shqipërisë

PS thirrje opozitës: Sillni propozimet për Presidentin e ri të Shqipërisë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla i ka bërë thirrje grupeve të tjera parlamentare që të bëjnë propozimet e tyre për emrin e Presidentit të ri të Republikës.

Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve të grupeve parlamentare, Balla tha se tre raundet e para janë të opozitës, ndërsa raundi i katërt dhe i pestë është i shumicës.


Balla sqaroi se është i gatshëm të dëgjojë propozime nga të gjitha palët, përjashtuar ato të dhëna nga ish-kryeministri Sali Berisha, që e etiketoi si një “non grata”.

“I keni ju 20 firma për të propozuar një kandidate në raundin e dytë? Kandidatë që vijnë nga katrani i oborrit nuk pranojmë, për ‘non grata’ e kisha”, u shpreh Balla.

Raundi i dytë i zgjedhjes së Presidentit të Shqipërisë më 23 maj, opozita kërkon të drejtë për propozimin e kandidatit
Lexo po ashtu Raundi i dytë i zgjedhjes së Presidentit të Shqipërisë më 23 maj, opozita kërkon të drejtë për propozimin e kandidatit

Më 23 maj është raundi i dytë i votimit për zgjedhjen e presidentit. Votimi pritet të zhvillohet në orën 18:00.

Raundi i parë për presidentin dështoi për shkak të mungesës së një kandidature për postin e Kreut të Shtetit.

Për të zgjedhur presidentin e ri në tre raundet e para duhen së paku 84 vota, të cilat mazhoranca e Partisë Socialiste nuk i ka.

Pas raundit të tretë, mazhoranca mund ta zgjedhë vetë Kreun e ri të Shtetit, pasi i ka 71 votat e nevojshme. /Euronews Albania/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori