LAJMI I FUNDIT:

Provinca separatiste gjeorgjiane, Osetia Jugore kërkon të bashkohet me Rusinë

Provinca separatiste gjeorgjiane, Osetia Jugore kërkon të bashkohet me Rusinë

Autoritetet në provincën separatiste pro-ruse të Osetisë Jugore të Gjeorgjisë njoftuan të premten se do të mbajnë një referendum për bashkimin me Rusinë.

Presidenti në largim, Anatoli Bibilov ka nënshkruar një dekret që bën thirrje për mbajtjen e një referendumi në Republikën e Osetisë Jugore, njoftoi zyra e tij, duke përmendur “aspiratat historike” të banorëve të rajonit të vogël të Kaukazit si një arsye për t’u bashkuar me Rusinë, me të cilën ajo kufizohet.

Osetia e Jugut ishte në qendër të luftës ruso-gjeorgjiane në vitin 2008, pas së cilës Kremlini njohu pavarësinë e saj, si dhe pavarësinë e një province tjetër separatiste gjeorgjiane të Abkhazisë ndërsa ngriti edhe baza ushtarake atje.

Inaugurimi i presidentit Alan Gagloev, i cili fitoi zgjedhjet fundjavën e kaluar, do të bëhet pas 21 majit, raporton france24.

Glagoev pohoi më herët se presin leje prej shtetit rus për organizimin e referendumit për bashkimin Rusinë.

“Ky nuk është një proces i njëanshëm. Ne duhet të kuptojmë partnerin tonë strategjik (Rusinë). Sapo të marrim sinjalin, sapo të jetë e qartë se ka ardhur koha, ne me siguri do ta mbajmë atë referendum”, tha Glagoev.

Provincat separatiste të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk, pavarësinë e të cilave e njeh vetëm Moska, kanë shprehur gjithashtu interes për t’iu bashkuar Rusisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Biden thotë se kombet arabe,

Biden thotë se kombet arabe, "të përgatitura për të njohur plotësisht Izraelin" për herë të parë

Botë
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Kalo në kategori