LAJMI I FUNDIT:

Protestuesit kërkojnë të ndëshkohen protagonistët e “Prontos”

Protestuesit kërkojnë të ndëshkohen protagonistët e “Prontos”

Qindra persona i janë bashkuar marshit protestues kundër krimit dhe korrupsionit pas publikimi të përgjimeve në aferën tashmë të njohur si “Pronto 2”.

Truma ishte nisur nga Sheshi ‘Zahir Pajaziti” në Prishtinë, për të vazhduar në drejtim të ndërtesës së qeverisë. Protestuesit kanë kërkuar ndëshkimin e protagonistëve të përgjimeve, saktësisht shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovcit, si dhe zyrtarëve të tjerë kësaj partie.


Protestuesit të cilët gjatë gjithë kohës kanë përdorur bilbila, kanë kërkuar punë derisa kanë lexuar një deklaratë para ndërtesës së qeverisë.

Ata kanë mbajtur në duar pankarta me shkrime ironizuese ndaj zyrtarëve shtetërorë.

Kjo protestë është e dyta me radhë e organizuar nga një grup qytetarësh të nxitur pas publikimit të përgjimeve. Aty morën pjesë edhe intelektualë, profesorë, si dhe Imer Mushkolaj nga shoqëria civile.

Njëra prej organizatorëve të protestës Saranda Sylejmeni e ka lexuar deklaratën e protestës së sotme para ndërtesës së qeverisë së Kosovës.

Përmes kësaj deklarate në emër të protestuesve Sylejmani ka kërkuar që protagonistët e përgjimeve të japin përgjegjësi penale dhe të ofrojnë dorëheqjen.

“Nuk pajtohemi me këtë sistem. Nuk pajtohemi me korrupsionin që e kanë instalu nëpër institucionet tona, i cili na shkatërron të ardhmen, jo vetëm të ardhmen tonë por edhe të brezave të ri… Ne qytetarët e Kosovë, të mbledhur në këtë shesh publik, me vullnetin e mirë, dhe duke mos ndjerë obligim, duke treguar përgjegjësi, duke mos gjetur qetësi, pas daljes së përgjimeve, që nxorën korrupsionin, kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme, vendimin penal, përgjegjësinë politike të të përgjuarve dhe mbështetësve të tyre. Këto kërkesa tona, janë angazhimi ynë i përditshëm, derisa ju të mësoheni se ju nuk jeni sunduesit por shërbëtorët tanë. Ju do të na shërbeni, sipas kërkesave tona, ose do të përballeni me forcën e vullnetit tonë. Ne jemi për republikë, për sundim të ligjit, për barazi mes nesh, për një shtet që zhvillon, jo pasurinë tuaj por mirëqenien tonë. Andaj po ju sigurojmë përmes betimit tonë solemn se nuk do të ndalemi derisa të realizohet vullneti ynë, ose ju sipas kërkesave tona, ose ne në rrugë përditë, deri në rrëzimin tuaj final, përpara”, tha Sylejmani, raporton KP.

E profesori i fakultetit të mjekësisë, neuropsikiatri Skendër Boshnjaku duke folur para protestuesve ka thënë se ka shumë arsye për të protestuar ndaj këtij sistemi qeverisës. Bunjaku ka thënë se qeveritarët e kanë shndërruar lirinë në mall të cilin po e vjedhin. Ai ka thënë se do të dalë çdo natë për të protestuar.

“Ju qytetarë, kurrë se keni pas punën më të rëndë se sot. Asnjë qeveri aziatike nuk ka pas qeveri si e jona. Nuk është e mundur ky popull me i duru këta. Na, ose jemi të këqij ose janë këta, ose na le të shpërngulemi ose këta le të shpërngulen. Këta e kanë shndërru lirinë në një marketing dhe një mall, të cilin mundem me vjedh me plaçkit dhe munden çkado me bo. I bona kaq vjet edhe nuk muj me u pajtu që pas meje me duru këta të rinj. Ju e dini që Majlinda Kelmendi është heroina, por ajo s’ka pas kurrfarë përkrahje prej qeverisë. Majlinda Kelmendi është një fenomen që tregon se Kosova ka të rinj, ka kulturë, ka qytetërim. Mirëpo këta krejt e kanë shkel, edhe rininë edhe kulturën edhe trashëgiminë, edhe krejt identitetin që e ka bo Kosova me vite… Praktikisht këta janë sjellë sikur pushtetarë sikurse pushtues vetëm për interesa të veta dhe kurgjo tjetër. Prej vitit 1999 e deri sot 360 mijë ndërtime ilegale. Merreni me mend, me çfarë pare jon bo ato… Po ju betohem çdo natë do të vij këtu… Nëse e ndien dikush vetveten të ndershëm le të vjen këtu dhe të na bashkohet”, tha Boshnjaku.

Ndërsa, publicisti Imer Mushkolaj ka njoftuar për protestën e radhës, i cili tha se do të protestohet të mërkurën, për të njëjtat çështje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori