Para objektit të Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës kanë protestuar të punësuarit në kombinatin “Trepça”, kundër paralajmërimeve për anulimin e konkursit të fundit në këtë ndërmarrje.
Sipas përfaqësuesve, kjo protestë është bërë që të sqarohen shqetësimet lidhur me informatat për anulimin e këtij konkursi.
Ndërkaq, me përfaqësuesit e protestuesve ka biseduar shefi i personelit të kryeministrit Albin Kurti dhe zëvendëskryeministri Haki Abazi, të cilit njoftohet se kanë thënë se qeveria nuk është e interesuar të largoj njerëz nga puna dhe se ky informacion nuk ka dalë nga Zyra e Kryeministrit.
“Ne jemi aplikuesit për punë në ndërmarrjen Trepça. Kemi pasur një shqetësim, ku ditën e premte ka dal një informatë se kryeministri Kosovës do ta anuloj konkursin drejtpërdrejt nga qeveria. Ky është një shqetësim i yni dhe kemi ardhur që ta kërkojmë një takim me kryeministrin apo personelin e tij që të kemi informacion më afër. Jemi takuar me shefin e personelit të kryeministrit si dhe me zëvendëskryeministrin Haki Abazi, ku një gjë e tillë nuk është dal nga Zyra e Kryeministrit dhe të dy kanë thënë se si qeveri nuk kanë tendenca që të largojnë njerëz nga puna”, tha njëri nga protestuesit.
Ata kërkojnë që ky konkurs të mos merr drejtim politik.
“Shqetësimi ynë i vetëm ka qenë marrja e një premtimi se ky konkurs nuk do të merr kahje politike. Pasi që kemi marr nga dy persona një arsye të tillë, ne nuk e shohim të arsyeshme që të vazhdojmë për ndonjë takim të radhës”, thanë ata.
Ditë më parë, menaxhmenti i kombinatit “Trepça” pati marr vendim për anulimin e pjesshëm të konkursit të shpallur më 24 gusht të vitit 2019. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Vlerat ushqyese të qumështit
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak