LAJMI I FUNDIT:

Protestojnë banorët e Shtupeqit të Pejës, paralajmërojnë bllokim të rrugëve

Protestojnë banorët e Shtupeqit të Pejës, paralajmërojnë bllokim të rrugëve

Banorët e fshatit Shtupeq i vogël i Rugovës, kanë protestuar, sepse sipas tyre, fshati është anashkaluar për dallim nga fshatrat e tjera të Rugovës. Ata kanë kërkuar nga Komuna e Pejës, që të bëhen më shumë investime në infrastrukturë.

Ndërsa, nga Komuna thonë se rruga që po ndërtohet nga Peklana, do të jetë fitimprurës për Shtupeqin e vogël.


Banorët e fshatit Shtupeq i Vogël të Rugovës kanë protestuar në mënyrë paqësore. Ata thonë se fshati i tyre po anashkalohet.

Sipas Ali Ibërdemaj i cili njëherit është përfaqësues i fshatit ka thënë se fshati Shtupeq i Vogël është i vetmi që s’ka infrastrukturë të denjë për zhvillim të mëtejshëm të turizmit.

“I vetmi është fshati ynë që nuk ka infrastrukturë, i vetmi është fshati ynë që nuk kujdeset askush, i vetmi është fshati ynë që nuk ka investuar askush”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Ali Ibërdemaj.

Nazmi Ibërdemaj, siç përcjell Telegrafi, ka treguar se cilat janë kërkesat e banorëve.

“Të niset me rekonstruktimin e kësaj rruge e cila është jetike për fshatin tonë, duke pasur parasysh se rruga është ndërtuar me vet kontributin e banorëve të fshatit. Por koha e ka bërë të vetën që kjo rrugë të jetë gati e papërdorshme”, shprehet banori Nazmi Ibërdemaj.

Haxhi Kastrati i cili vjen nga ky fshat, thotë se nuk e dinë as ata përgjigjen se pse janë lënë anash sa i përket investimeve infrastrukturore.

“Dua të pyes qeverinë qendrore dhe atë komunale se pse fshati ynë është i anashkaluar totalisht. Nuk kemi rrugë , shkollë e as ambulantë”, tha banori tjetër Haxhi Kastrati.

Banorët kanë paralajmëruar që nëse komuna nuk ndërmerr masa për këtë çështje, do të ketë edhe protesta të tjera ku edhe do pengojnë lëvizjen e lirë të automjeteve në Rugovë.

Në anën tjetër, Durim Sheremeti shef i kabinetit të kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, i ka thënë RTV Dukagjinit, përmes telefonit se rruga e cila po ndërtohet nga Peklena lidhet direkt me grykën e Rugovës. Sipas Sheremetit, do të jetë shumë fitimprurëse për fshatin e Shtupeqit të vogël ngase është fshati i parë që lidhet me këtë rrugë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori