LAJMI I FUNDIT:

Protestë para Qeverisë: Nuk ka virus, s’kam parë asnjë person që kollitet në Maqedoni

Protestë para Qeverisë: Nuk ka virus, s’kam parë asnjë person që kollitet në Maqedoni

Një grup qytetarësh sot u mblodhën kundër, siç thonë ata, pandemisë së rrejshme, vaksinimit të detyrueshëm dhe montimit të antenave 5G.

Ata thonë se Qeveria po i shkel liritë dhe të drejtat e njeriut dhe i akuzuan mediat se po shpërndajnë lajme të rreme. Ata kërkojnë nga autoritetet shëndetësor t’i publikojnë të infektuarit dhe të vdekurit nga coronavirusi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Jemi këtu për ta shfaqur pakënaqësinë tonë kundër teknologjisë 5G, vaksinimit të detyrueshëm, shpikjet mbi coronavirusin dhe maltretimet e popullit. Pse Filipçe nuk e publikon listën e të vdekurve? Me këmbë të thyer, ka vdekur nga coronavirusi”, tha njëri nga protestuesit e pranishëm.

Një tjetër deklaroi se ka shëtitur nëpër gjithë territorin e vendit dhe, siç tha ai, asnjë person nuk parë duka ra, as të kollitet apo t’i thotë dikush se është i infektuar me coronavirus.

Gjatë kohës së protestës, policët disa herë ua tërhoqën vërejtjen të pranishmëve për të mbajtur largësinë trupore dhe të mos grupohen.

Në fund intervenoi policia. Nga MPN njoftuan se kundër 7 persona të pranishëm në protestë janë ndërmarrë masa për mosrepektim të masave dhe rregullave për takime publike dhe grupime ndërsa një person u arrestua në stacion policor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori