Një grup jo i madh i personave janë mbledhur në afërsi të Klinës në atë që ata e kanë quajtur protestë kundër ndërtimit të fabrikës së çimentos në fshatin Dollc.
Duke u thirrur në mbrojtje ndaj ndotjes, pjesëtarë të grupit kanë mbajtur pankarta të ndryshme, mirëpo një ditë më herët mediat kosovare kanë raportuar se prapa këtij grupi qëndrojnë kryesisht grupe interesi të ndërlidhura me importin e çimentos në Kosovë nga vende të ndryshme të rajonit, përfshirë Serbinë.
Pas këtij tubimi, kanë reaguar investitorët.
Në një komunikatë dërguar mediave, Wallingford International Kosova tregon se është kompani e pajisur me të gjitha lejet përkatëse ndërtimore e mjedisore nga institucionet e Kosovës dhe se është e vendosur që të realizojë projektin për ndërtimin e fabrikës së çimentos, projekt ky që kap vlerën prej rreth 220 milionë eurosh, transmeton Indeksonlie.
Projekti në fjalë është duke u zhvilluar në bashkëpunim të plotë me kompaninë e njohur gjermane Thyssenkrupp, kompani kjo me përvojë mbi 150 vjeçare.
Ky projekt do të zëvendësojë importin e çimentos, do të punësojë në mënyrë direkte afër 500 persona, ndërsa në mënyrë indirekte do të mundësojë punësimin edhe të 1000 personave të tjerë.
Projekti do të zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit me Thyssenkrupp, bashkëpunim ky që do të sigurojë implementimin e teknologjisë më moderne dhe ambientale. Projekti është i modeluar në mënyrë të tillë që fabrika e çimentos me teknologjinë që do të përdoret do të respektojë 100 % të standardeve evropiane, do të ketë zero ndikim në ambientin përreth, pa emetim të gazrave, pluhurit dhe me amortizim të zhurmës.
Wallingford International Kosova në bashkëpunim me Thyssenkrupp po e zhvillon këtë projekt nga kryerja e analizave, hulumtimeve fillestare e deri tek ndërtimi dhe lëshimi në punë, duke aplikuar invocionet dhe teknologjinë e fundit bashkëkohore, proces ky që garanton fabrikën më moderne në Evropë.
Dëmi i vërtetë do të vinte vetëm nga mosrealizimi i këtij projekti, meqë kështu punësimet nuk ndodhin, mirëmbahen çmimet e tregtarëve që importojnë, varësia nga importi vazhdon, dhe në vend të zhvillimit të Klinës dhe Kosovës, zhvillohen vendet të cilat tash e 22 vjet eksportojnë çimento në Kosovë. Mos-realizimi i këtij projekti, në vend të prodhimit vendor me standarde më të fundit evropiane, garanton vazhdimin e importit e tregtisë që dëmton ekonominë e vendit tonë dhe kështu mirëmban spekulimin me çmime që po ndodhë tash e 22 vjet.
Wallingford International Kosova është dëshmitare e përkrahjes për projektin e fabrikës nga qytetarët e Klinës dhe autoritetet qeverisëse. Ky projekt është mirëpritur, si një nga projektet kryesore që do të ndihmonte zhvillimin e Klinës dhe Kosovës dhe do të pengonte ikjen e madhe të të rinjve të këtij rajoni kosovar drejt shteteve të Perëndimit.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë