LAJMI I FUNDIT:

Protestat në Francë, katastrofë për ekonominë e vendit

Protestat në Francë, katastrofë për ekonominë e vendit

Protesta e jelekëve të verdhë ka qenë një katastrofë për ekonominë franceze.

Vlerësimi vjen nga ministri francez i Financave. Për katër fundjava radhazi, në Francë janë zhvilluar protesta kundër rritjes së taksës mbi karburantet, koston e lartë të jetesës dhe çështje të tjera. Rreth 125 mijë protestues dolën nëpër rrugë të shtunën me më shumë se 1700 prej tyre të arrestuar. Disa atraksione turistike, përfshirë Kullën Eiffel dhe Muzeun e Luvrit, u mbyllën në fundjavë.


Është ende herët të përllogaritet kostoja e plotë ekonomike, por është e qartë se dëmi është i madh. Ministri i Financave, Bruno Le Maire, e quajti situatën një krizë për shoqërinë dhe demokracinë: “Është një katastrofë për tregtinë, është një katastrofë për ekonominë tonë”, përcjell tch.

Ai i bëri këto komente ndërsa vizitonte disa dyqane në Paris që u dëmtuan gjatë protestave. Kryeqyteti francez është goditur rëndë, me dritare të thyera, makina të djegura dhe me dyqane të grabitura. Por, protesta e së shtunës ka shkaktuar më shumë dëme krahasuar me atë të një jave më parë, pavarësisht se pati më pak lëndime.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm francez, Jean Yves le Drian, iu përgjigj me zemërim Presidentit amerikan, Donald Trump, që të shtunën, në një postim në Twitter, sugjeroi se marrëveshja e Parisit për klimën ishte shkak i zemërimit.

“I them Donald Trumpit, lëre të qetë vendin tonë”, tha Le Drian.

Presidenti Emmanuel Macron, që shumë protestues do të donin të dorëhiqej, do t’i drejtohet kombit me një fjalim ditët në vijim. Mbështetja për të, sipas sondazheve, ka rënë në 23% në mesin e krizës.

Në trend Botë

Më shumë
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Zelensky: Izraeli nuk u la i vetëm me Iranin si ne me Rusinë

Zelensky: Izraeli nuk u la i vetëm me Iranin si ne me Rusinë

Evropa
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Kalo në kategori