LAJMI I FUNDIT:

Protesta kundër ndërtimit të deponisë rajonale në Debërc, ndërpritet komunikacioni

Protesta kundër ndërtimit të deponisë rajonale në Debërc, ndërpritet komunikacioni

Qindra qytetarë nga gjithë fshatrat e Komunës së Debërcës sot kanë mbajtur protesta kundër ndërtimit të deponisë rajonale në fshtin Godivje, të kësaj komune.

Ata sot pasdite bllokuan komunikacionin në rrugën magjistrale Kërçovë-Ohër, tek fshati Botun, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Qytetarët paralajmëruan se asnjëherë nuk do të lejojnë ndërimin e deponisë në komunën e tyre, duke thënë se bëhet fjalë për ambient jetësor të pandotur.

Kryetari i Debërcës Zoran Nogaçeski, deklaroi se as ai, as këshilli i komunës nuk kanë të drejtë ta kthejnë vendimin nga referendumi që u mbajt në tetor të vitit të kaluar.

Qytetarët paralajmëruan edhe masa më radikale si padëgjueshmëri qytetare dhe 24 orë bllokim të rrugës Kërçovë-Ohër./Telegrafi/