LAJMI I FUNDIT:

Protesta e PSD-së, deklarohet Policia: E qetë dhe pa incidente

Protesta e PSD-së, deklarohet Policia: E qetë dhe pa incidente

Protesta e sotme në Prishtinë, e organizuar nga Partia Socialdemokrate për të kundërshtuar marrëveshjen e Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, sipas Policisë ishte e qetë dhe pa incidente.

Në komunikatë thuhet se “Policia e Kosovës me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe mbarëvajtjes së protestës së sotme të mbajtur në Prishtinë, kishte bërë përgatitjet e nevojshme operacionale policore”.


“Policia e Kosovës me njësitet e saja ishte e angazhuar për të siguruar mbarëvajtje të protestës, në mënyrë që ajo të kalojë pa ndonjë incident, që pjesëmarrësit në protestë të shprehin qëllimin e tyre në mënyrë demokratike”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Protesta e PSD-së kundër marrëveshjes së Ohrit përmes fotografive
Lexo po ashtu Protesta e PSD-së kundër marrëveshjes së Ohrit përmes fotografive

Më tej thuhet se “protesta është zhvilluar e qetë dhe pa ndonjë incident, protestuesit kanë marshuar nga sheshi ‘Zahir Pajaziti’ deri te ndërtesa e qeverisë”.

“Aty janë realizuar disa aktivitetet të protestuesve, të cilat janë realizuar pa ndonjë incident”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Partia Socialdemokrate (PSD) ka protestuar kundër Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, që liderët e dy shteteve arritën nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Kreu i kësaj partie, Dardan Molliqaj, tha se kjo marrëveshje paraqet “një faqe të keqe”, teksa akuzoi Qeverinë e kryeministrit Albin Kurti, se është dorëzuar për të krijuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe, që sipas tij, do t’i jap autonomi komunitetit serb në Kosovë.

Tym dhe flamuj të bardhë para Qeverisë, Molliqaj: Kurti tani po e do më shumë pushtetin se shtetin
Lexo po ashtu Tym dhe flamuj të bardhë para Qeverisë, Molliqaj: Kurti tani po e do më shumë pushtetin se shtetin

“Askush në Kosovë nuk beson se duhet të krijohet entitet politik, paralel e etnik. Andaj, besojmë se duhet të vazhdojmë përpjekjet tona për të ndalur Qeverinë, e cila është e qartë se u dorëzua para nevojës për të mbajtur pushtet”, tha Molliqaj, në protestën para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. /Telegrafi/