LAJMI I FUNDIT:

Protesta e opozitës në Shqipëri, 1,500 forca policie në gatishmëri

Protesta e opozitës në Shqipëri, 1,500 forca policie në gatishmëri

Opozita nis mesditën e sotme protestën e paralajmëruar më herët, kundër qeverisë Rama dhe kapjes së saj nga krimi. Policia thotë se ora 16:00 është njoftuar si afati final i saj, ndërsa në gatishmëri do të jenë rreth 1500 forca.

Një dron i fuqishëm do të vëzhgojë nga ajri dhe ekspertët e vendeve partnere nga Ministria e Brendshme.Burimet thanë se në rrugë operative policia ka informacione për mundësi incidentesh. Kjo nuk reflektohet në njoftimin zyrtar, por aty bëhet thirrje për mbështetje ndaj policisë dhe për distancim nga individët me prirje të dhunshme.


Si zakonisht, ambasada e SHBA-së bëri thirrje që shtetasit amerikanë të kenë kujdes e të shmangin vendin ku do protestohet. Por organizatorët premtojnë protestë paqësore.

“Ne të gjithë do të jemi në këtë protestë. Unë do të jem me familjen time. Nuk do të jetë luftë! Do të jetë një protestë madhështore popullore”, tha Basha.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të mbajnë telefonat me vete, të filmojnë çdo provokator, të jenë të kujdesshëm, por edhe ne vetë do të marrim masa për të mos qenë pre e provokimeve”, deklaroi kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Basha dhe Kryemadhi i paraprinë protestës me tur mobilizues në bazë. Partia Demokratike thirrjen e shtriu dhe në rrjetet sociale me disa spote, ku ilustron akuzat për varfëri, pabarazi, korrupsion, krim në politikë dhe kapje të drejtësisë; të gjitha këto për të motivuar kërkesën finale të opozitës për një qeveri antimafia, ndaj në podiumin para Kryeministrisë nuk do të ngjiten vetëm kryetarët e partive, por edhe qytetarët.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
​Muja sfidon opozitën: Jemi të gatshëm për zgjedhje, Asociacioni sfidë për vendin

​Muja sfidon opozitën: Jemi të gatshëm për zgjedhje, Asociacioni sfidë për vendin

Politikë
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori